E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe një "El Clasico" sot

Pas spektaklit në "Camp Nou" një yjetër El Clasico e futbollit evropian do të zhvillohet sot. Sot në mbrëmje "Allianz Arena" në Mynih do të mirëpresë 71 mijë tifozë për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Gjermanisë mes Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund, dy skuadrave më të mira të momentit në Gjermani dhe jo vetëm.

Jurgen Klopp, trajneri i Borussia Dortmund, ka deklaruar se skuadra e tij i ka cilësitë për të fituar këtë takim: "E dimë që jemi një nga të paktat skuadra që mund të fitojmë ndaj Bayern Munchen".

Verdhezinjtë, të cilët janë kampionët në fuqi të Gjermanisë, kanë fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit ndaj bavarezëve dhe kanë barazuar 1. Jurgen Klopp mendon se nëse lojtarët e tij do të japin maksimumin, vazhda pozitive nuk do të ndalet. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›