E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skautët e Man United, e përcollën nga afër

Talenti kolumbian i Portos, James Rodriguez kishte mysafirë në ndeshjen që Porto e zhvilloj ndaj Rio Aves. Për ta parë nga afër talentin kolumbian ishin skuatët e Manchester United.

21 vjeçari fantastik pati një paraqitje tejet të mirë edhe në këtë ndeshje duke nxitur krerët e skuadrës angleze për ta blerë sa më parë. Porto i ka vënë çmimin kolumbianit plot 36 milion funta, çmim të cilin aktualisht United nuk do ta paguaj.

Anëtarët e Manchester United në këtë takim kanë patur rastin të shikojnë edhe ish lojtarin e tyre, anëtarin e Rio Aves, Bebe./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›