Edhe një sezon për Campbellin

Arsene Wenger ka bërë të ditur se llogarit në mbrojtësin veteran, Sol Campbell, edhe për sezonin e ardhshëm. Menaxheri i Arsenalit planifikon të bisedojë me 35-vjeçarin pas tri javëve rreth mundësisë së qëndrimit të tij në klub edhe për edicionin e ardhshëm.
“Kemi nevojë në mbrojtje. Gallas mund të vazhdojë kontratën nëse dëshiron, por duam të vazhdojmë qëndrimin e Campbellit, edhe pse ai është futbollist i lirë dhe ende nuk e di se çka do të ndodhë. Ai nuk është vetëm futbollist i mirë, por është edhe fitues”, deklaroi Wenger.