Sporti | 17.04.2010

Si në palestër ashtu edhe në mënyrë private: Çdo njeri ka mundësinë të krijojë një recetë personale se si mund të arrijë brenda një kohe të caktuar masat trupore që ëndërron. Kemi të bëjmë me një kult të ekzagjeruar për trupin, apo me konsekuencat e fundit të individualizmit?
Këta janë Bernd dhe Madeleine. Nuk janë të dashuruar, as të martuar. E megjithatë Bernd bën atë që thotë Madeleine. Bernd është shtrirë mbi një top gjimnastike dhe po bën ushtrime për muskujt e barkut. Ai peshon 110 kile dhe do të dobësohet patjetër. Në gusht ai vendosi të marrë një trajnere personale - Madeleinën: "Po të vija këtu vetëm po pushoja pas një numri të caktuar ushtrimesh, por me trajnere duhet të bësh ç'thotë ajo."
Bernd ka rënë ndërkohë 8 kile. Ai është 45 vjeç dhe punon si speditor dhe shumë shpesh ulur. Shumë kolegë mendojë se ai duhet të fitojë shumë mirë, përderisa ka mundësi të paguajë një trajnere personale - fundja Bernd paguan 240 euro në muaj për këtë shërbim. "Unë ja lejoj vetës këtë luks, fundja kam harxhuar edhe më shumë për të arritur këtë mbipeshë që kam. Kur e di se kam një orë fikse për trajnim, atëherë vij i përpiktë dhe e marr seriozisht. Po të vija vetëm, nuk do të vija rregullisht dhe nuk do t'i bëja ushtrimet në mënyrën e duhur."
Bildunterschrift: Body Look
Njerëzit kanë nevojë për dikë pranë
Madeleine Felsner ka diplomuar për sport dhe ka kryer disa specializime pasuniversitare për t'u bërë trajnere personale. Sigurisht që e ka vënë re se biznesi me trajnerët personalë po ecën shumë mirë, dhe nuk është aspak e habitur mbi këtë zhvillim: "Po të shohim si funksionon shoqëria jonë, pra stres, punë 24 orë, atëherë kjo është një gjë normale. Në shoqërinë tonë mungon principi i të qënurit së bashku, jo vetëm në punë por edhe në jetën private. Njerëzit kanë nevojë për dikë pranë, dikë që fokusohet pikërisht tek ajo që është e rëndësishme për ta."
"Të harroj stresin" - këtë fjali Madeleine e dëgjon shpesh nga klientët e saj. Ata duan të humbasin peshë. Por në vend që të bëjnë vrap në park, ata duan që Madelene t'u thotë se ç'duhet të bëjnë: "Njeriu është individ, dhe si i tillë ka nevojë për qëllime individuale dhe dikë që e shoqëron në arritjen e këtyre qëllimeve, në rast se vetëm nuk ja dalin dot mbanë."
Por çdo njeri mund ta quajë veten "trajner personal". Një orë kushton mes 50 euro dhe 120 euro. Edhe Isabella Gschöandtner është trajnere personale dhe po pret në park një kliente: "Për klientët ne jemi njëkohësisht trajnerë, motivues, psikologë dhe këshillues për ushqimin."
Tani erdhi Bernadette. Ajo do të dalë për vrap. Dy gratë fillojnë ushtrimet. Disa punëtorë të parkut i shikojnë dhe qeshin. "Unë e kam bezdi që njerëzit më shikojnë sikur çfarë po i dhuroj vetes. Fundja nuk po blej një orë të shtrenjtë dore, po kujdesem për veten," thotë Bernadette. Ajo ka një vit që ushtron një herë në javë me Isabellën.
"Doja të bëjë diçka për veten time. Kam kaluar një fazë shumë të vështirë në punë dhe megjithëse vizitova disa kurse në palestër nuk u ndjeva mirë. Kështu që vendosa të marr një trajnere personale."
Bildunterschrift: Bodyscanning
Kujdes për trupin dhe mendjen njëkohësisht
Trajnerja e saj, Isabelle thotë së shumica e klientëve dëshirojnë një program që kujdeset për trupin dhe mendjen në të njejtën kohë. Një trup i shëndetshëm është ktyher ndërkohë në një copë luks. Ata që marrin trajenrë personalë janë normalisht mbi 30 vjeç dhe kanë pozicione të larta në profesionët që ushtrojnë: "Klientët e mi kanë parasysh gjithmonë aspektin e shëndetit dhe jo dëshirën për t'u dukur si një topmodel."
Ta mbajmë trupin të shëndetshëm, për jetën tonë. Të jemi individualë dhe të paguajmë diçka për veten. Madelen beson se trajnimi në mënyrë personale do të kthehet shumë shpejt në një fenomen për masat. Dhe do të bëhet më i lirë, ashtu si shumë gjëra që dikur kthehen në produkte për masat.
Klienti i saj Bernd e quan ndërkohë "Fitness-Domina". "Për mua thonë se mund të bëhem shumë e ashpër gjatë ushtrimeve dhe kështu duhet të jetë, nuk njoh mëshirë."
Autor: Marlis Schaum/ Elert Ajazaj
Redaktoi: Aida Cama