Seria A, Inter fiton ndaj Juventusit

Inter rimerr kreun e Serisë A, pas fitores 2-0 ndaj rivalëve historikë të Juventus, duke arritur fitoren e dytë fondamentale, pas asaj në Kupën e Italisë kundër Fiorentinës, e në pritje të takimit të parë për gjysëmfinalen e champions kundër Barcelonës. E megjithatë, pas një ekuilibri total në fushën e lojës, ndeshja u vendos në minutën e 37, kur Sissoko u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Një ndëshkim që mund të ishte evituar nga gjyqtari, në një aksion tërësisht jashtë rrezikshmërisë për gol, por gjithësesi me 10 lojtarë për 53 minuta bardhezinjtë nuk shpërbëhen por qendrojnë në lojë. Gianluigi Buffon eviton golin e zikaltërve në minutën e 54, pas një goditje të fuqishme të Dejan Stankovic, por nuk mund të bëjë asgjë në minutën e 75. Maicon tregon kontroll spektakolar me topin, nxjerr jashtë kohe Amauri dhe fluturimthi e dërgon topin në këndin larg Buffon. Skuadra e Zaccheronit shtyhet përpara në kërkim të barazimit, por dorëzohet përfundimisht në minutën e fundit shtesë, kur Eto'o shtyn në rrjetë një goditje të gabuar të Sulley Muntari.
Kjo humbje është një goditje tjetër për shpresat e Juventusit për një vend në Champions sezonin e ardhshëm. Kampionët në fuqi kanë tashmë 70 pikë katër ndeshje nga përfundimi, dy më shumë se Roma, që do të luajë të dielën derbin kryeqytetas me Lazion, e që duhet të fitojë për tu kthyer në komandë të kampionatit.
Eno Skarço