Shpresë për Valdesin

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque ka paralajmëruar se portieri i Barcelonës, Victor Valdes mund të ftohet për herë të parë në ekipin kombëtar. Del Bosque nuk pritet ta konsiderojë Valdesin si portier të parë, por mund ta përfshijë si pjesë e grupit. “Nuk shoh arsye të ndërrojmë Casillasin dhe Reinan. Por, nuk mund të them njësoj për Diego Lopezin, i cili ka luajtur pak. Edhe nëse përfshijnë një portier të ri, atmosfera e mirë në ekip prapë do të vazhdojë”, deklaroi Del Bosque.