E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe njehere per Meron, shpifesit dhe spiunet e sigurimit

Mero Baze i eshte pergjigjur shkrimit tim polemik per shpifjen dhe shpifesit ne shtypin shqiptar me nje shpifje te re kunder meje. Kjo eshte tek e fundit, arma e tij e vetme. Megjithate objekti i studimit tim e kishte rikonfirmuar menjehere tezen time. Kjo eshte ndoshta arsyeja pse ndryshe nga heret e tjera, kete here u merzita fare pak. Te merzitesh per shpifjet do te thote te biesh viktime e tyre sepse shpifja sidoqofte kete funksion ka: t'ia helmoje pak diten tjetrit. Mendova: Epo Mero Baze ka shpifur. Kunder kujt nuk ka shpifur ai? Kush e beson me ne kete vend? Ai thjesht me kishte shtene ne dore disa fakte te reja per studimin e dukurise se shpifjes dhe te shpifesve ne median shqiptare. Sepse sic e kam thene edhe me pare shpifja e ul shume kredibilitetin e medias, eshte nje shkelje e rende e te drejtave dhe lirive te njeriut dhe si e tille i ben mediat nje problem me vete per shoqerine. Po si mund te luftohen shpifjet dhe shpifesit ne media? Ka dy rruge, rruga e pare ka te beje me vete mediat. Investimi per besueshmerine, etiken, formimin profesional eshte nje investim po aq i madh per shendetin e mediave sa edhe investimi ne burime njerezore, ne teknologji apo menaxhim. Rruga e dyte ka te beje me ata qe behen objekt i shpifjeve. Dhe kjo eshte rruga juridike. Ja, une do ta denoncoj ne gjykate Mero Bazen per shpifjen e tij. Qe neser do te kerkoj nga gjykata qe shpifja dhe shpifesi te marrin te gjitha pergjegjesite ligjore. Me siguri Mero Baze do te jete mbas ca muajsh me nje denim gjyqesor qe do ta beje t'i ndjeje fort pasojat e shpifjeve te tij. Nese nje gje te tille do ta benin edhe te tjere kunder kujtdo qe shpif atehere me siguri numri i shpifjeve dhe shpifesve ne media do te minimizohej. Kjo pra eshte rruga tjeter. Tani kaq per Meron dhe shpifjet. Le te flasim pak per spiunet, dhe sidomos per ata te sigurimit te shtetit.

Kam kerkuar prej kohesh (dhe per kete ne gazeten "Panorama" kam botuar disa shkrime), hapjen e dosjeve te Sigurimit te Shtetit. Madje qe ne vitin 1996, kemi kerkuar bashke me nje grup intelektualesh nepermjet nje peticioni hapjen e dosjeve te sigurimit te shtetit dhe zbardhjen e krimeve te komunizmit. Kam qene i sigurt se hapja e dosjeve te sigurimit te shtetit e shendosh moralisht shoqerine shqiptare dhe e shkeput ate perfundimisht nga e kaluara komuniste dhe se spastrimi i institucioneve shteterore e publike perfshi ketu parlamentin, partite, gjykatat, prokurorine, mediat, universitet dhe gjithe institucionet e tjera me njefare rendesie per jeten e vendit nga njerezit me dosje e ben me funksional dhe me efikas shtetin demokratik. Fatkeqesisht ligji i miratuar pak me pare te cilin une personalisht e kam mbeshtetur publikisht edhe pse kam qene per nje hapje masive te dosjeve te sigurimit te shtetit, u prit me shume rezistence dhe mezi u miratua ne Kuvend. Sot ai gjendet i bllokuar ne Gjykaten Kushtetuese. Rezistenca qe iu be ketij ligji tregon se sa i domosdoshem eshte ai dhe se sa te shtrira jane ende metastazat e Sigurimit te Shtetit ne shoqerine tone.

Hapja e dosjeve do ta shtendoste shume shoqerine shqiptare. Do te shpetonte vete bashkepunetoret dhe denoncuesit e sigurimit te shtetit bashkepunimi i te cileve eshte perdorur ne keto vite si material shtrengues ndaj tyre. Por edhe ata nga ana e tyre e kane bllokuar dhe e kane mjaft pervers procesin demokratik me lidhjet e tyre te nendheshme. Nese dosjet do te hapeshin do te cliroheshin te dy palet: edhe shoqeria, edhe bashkepunetoret, pasi te dyja palet do te fitonin me ne fund lirine. Eshte mekat qe deputetet e Kuvendit te ri te Shqiperise do te kalojne pa u verifikuar per veprimtarine e tyre ne te kaluaren dhe ekziston rreziku qe edhe parlamenti i ardhshem te kete si anetar te tij ish-bashkepunetore te sigurimit te shtetit pikerisht per shkak te bllokimit qe i ka bere Gjykata Kushtetuese ketij ligji. Do te ishte nje gje shume e dobishme per moralin e parlamentit te ardhshem sikur me kerkese te vete kandidateve per deputete apo edhe te partive konkurruese ne fushate te behet transparenca e dosjeve te cdo deputeti. Kjo natyrisht nuk do te ishte antikushtetuese pasi antikushtetues do te ishte kufizumi i te drejtes se tyre per te kandiduar e jo transparenca e dosjeve te secilit deputet.

Tani le te kthehemi tek shpifjet. Mungesa e hapjes se dosjeve e ka legjitimuar mjaft shpifjen ne shoqerine shqiptare. Pre vitesh pikerisht per shkak te pamundesise per te verifikuar veprimtarine e sigurimit te shtetit, jane hedhur dyshime dhe etiketuar mijera e mijera njerez, dhe me siguri mes te cileve edhe mjaft njerez te paimplikuar me regjimin. Dhe shpifesit me te medhenj ne kete drejtim kane qene vete spiunet. Taktika e tyre ka qene e qarte: sa me shume njerez te njollosur aq me shume shperndahet faji. Ka ndodhur qe edhe per mllefe personale eshte shpifur ndaj njerezve te paimplikuar, jane sajuar pseudonime dhe jane bere mjaft aludime publike. Per kete arsye hapje e dosjeve eshte edhe e domosdoshme sidomos per njerezit e ndershem dhe te paimplikuar ne krimet e sigurimit te shtetit (dhe kryesisht ne te miren e tyre), pasi me ne fund shoqeria shqiptare do t'u jape nderin qe meritojne atyre qe rezistuan dhe nuk u perfshine ne strukturat e kesaj strukture thelbesore te diktatures dhe turpin qe u takon atyre qe u bene vegla te saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›