"Mjedisi", masa për parandalimin e zjarreve
Fushatat sensibilizuese për rrezikun e shkaktarët e zjarreve, efektet shkatërruese mbi florën dhe faunën, është një nga masat e marra. Në Drejtoritë e Shërbimit Pyjor në vend do funksionojnë skuadra për shpëtimin nga zjarri.
TIRANE-Stina e verës dhe rreziku nga zjarret ka mobilizuar Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, për marrjen e masave me qëllim menaxhimin e tyre në pyje dhe kullota. Fushatat sensibilizuese për rrezikun e zjarreve, shkaktarët e tyre, efektet shkatërruese mbi florën dhe faunën, është një nga masat e marra nga kjo ministri. Ndërkaq, ngritja e sistemit të vrojtim-sinjalizimit vlerësohet si një tjetër masë e rëndësishme për një zbulim të shpejtë të vatrave të zjarreve si dhe ndërhyrje në një kohë sa më të shkurtër në raste te zjarreve. Në Drejtoritë e Shërbimit Pyjor në bashki e komuna do të funksionojnë skuadra të posaçme për shpëtimin nga zjarri. Prioritet do t’u jepet Parqeve Kombëtare dhe pyjeve halore me rrezikshmëri të madhe zjarri, ku për periudhën qershor-tetor, pranë DSHP-ve dhe komunave do të vendoset shërbimi 24-orësh i gatishmërisë. Një rol të rëndësishëm në menaxhimin e zjarreve, parandalimin apo shuarjen e tyre ka bashkëpunimi dhe bashkërendimi i punës midis institucioneve shtetërore në nivel qendror, rajonal dhe lokal dhe i aktorëve të tjerë si përdorues, pronarë dhe subjektet private.
(d.b/BalkanWeb)