E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kineasti Michale Moore, sulm baroneve te Wall Street

Kineasti amerikan i mirenjohur, Michael Moore njoftoi dje per mediat amerikane se do te interesohej per baronet e Wall Street-it, te akuzuar si pergjegjes per krizen ekonomike boterore, ne dokumentarin e tij te ardhshem qe pritet te dale kete vit. Regjisori fitues i cmimeve Oscar, qe ka vene tashme ne shenjester ish-presidentin George W. Bush, sistemin shendetesor amerikan apo edhe lobin e fuqishem te armeve, njoftoi se filmi i tij, emri i te cilit mbetet per t'u gjetur, do te dale neper ekrane me 2 tetor te vitit 2009. "Te pasurit, ne nje moment te caktuar, vendosen se nuk ishin shume te pasur. Ata donin shume, shume me teper, pra vendosen t'i merrnin popullit amerikan parate e tij qe mezi i kishte fituar", tha Michael Moore. "Perse e kane bere kete ata? Pikerisht kete do te perpiqem te zbuloj ne kete film", shtoi ai. Distributoret e filmit "Overture Films" dhe "Paramount Vantage", thane se dokumentari ofronte nje "pamje komike" te situates qe coi ne nje plan shpetimi prej disa miliarde dollaresh. I cilesuar si shume i majte dhe fitues i nje Oscari ne vitin 2003, per manifestimin kunder armeve "Bowling for Columbine", Moore eshte nje kineast me prodhimtari te larte dhe i polemizuar, autor i "Sicko" mbi sistemin shendetesor amerikan, dhe i akuzes ndaj George W. Bush "Fahrenheit 9/11", gjithashtu fitues i Palmes se Arte ne Kane. Sipas kritikeve dhe medieve amerikane, edhe pas daljes se ketij dokumentari, priten polemika.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›