E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres-Kukes, sa afer fundit te shumepritur

Bashkimi i dy aneve te tunelit te Kalimashit vepra me e rendesishme e rruges Durres- Kukes eshte ne muajin e fundit. Ne fillim te muajit qershor sic bejne te ditur burime te stafit teknik te kompanise "Bechtel Enka", njeri nga dy tunelet do te jete gati per t'u pershkuar me makine.

Vepra qe ka tashme edhe nje karakter simbolik, ate te bashkimit te dy aneve te kufirit Shqiperi-Kosove, po shkon drejt finalizimit te saj. Keshtu nga seksioni i tunelit te pare i gjate 5.5 kilometra kane ngelur pa u germuar edhe 164 metra, cka do te thote se deri me tani tuneli eshte punuar ne 96 per qind te tij. Distanca e mbetur sipas drejtuesve teknike te kompanise me ritmet e deritanishme germohet per nje muaj.

Nderkohe ne seksionin e tunelit te dyte qe eshte paralel dhe me te njejtin gjatesi me te parin puna do te kerkoje edhe me shume kohe. Deri me tani ai eshte germuar ne 92 per qind te volumit te punes dhe mbeten per t'u pershkruar edhe 430 metra lineare. Deri me tani ne kete tunel eshte punuar me dy turne, nderkohe qe po punohet me nje intensitet edhe me te larte.

Tuneli eshte vepra e pare e ketij lloji ne Shqiperi dhe kostoja e ndertimit te tij eshte me shume se 200 milione euro. Objektivi eshte qe te pakten shpimi ne te dy seksionet te perfundoje deri ne fund te muajit qershor te ketij viti. A.Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›