Edhe pas grushteve, Ukraina refuzon shpërbërjen e Kuvendit
Deputetët e Ukrainës kanë hedhur poshtë kërkesën e kreut të Kuvendit për shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, pas shpërthimit të dhunës ndërmjet deputetëve.
Kryetari Vladimir Litvin tha se përleshja brenda kuvendit, tregon se “parlamentarizmi në Ukrainë është në krizë të thellë”.
Thirrja, megjithatë, nuk ka arritur të fitojë mbështetje të gjerë, pasi zgjedhjet parlamentare janë caktuar tashmë për në tetor.
Dhuna e së enjtes ka shpërthyer për shkak të mosmarrëveshjeve rreth ligjit që do ta bënte rusishten gjuhë të dytë zyrtare në vend.
Ndërkohë një ligjvënës është hospitalizuar si rezultat i grushteve.
Qindra protestues janë tubuar të premten para parlamentit për të kundërshtuar ligjin që mbështet partia në pushtet.