Përleshje në Pralamentin ukrainas, gjakoset deputeti

Përleshjet shpërthyen mes anëtarëve të opozitës pro-perëndimore, të cilët kërkojnë ta nxjerrin Ukrainën nga hija ruse, dhe deputetëve të Presidentit Janukovic në krahun tjetër, të cilët janë për bashkëpunim më të madh me Rusinë.
Përleshja ishte e rëndë dhe të paktën një deputet, Mykola Petruk, përfundoi në spital pas plagëve të rëndë dhe gjakderdhjes së madhe, raporton "AP".
Deputetët në Parlamentit e Ukrainës përleshen vazhdimisht me njëri-tjetrin, ku mund të veçojmë përleshjet e dhjetorit të vitit 2010 kur të paktën gjashtë deputetë u dërguan në spital.
Ndërsa në Prill të vitit 2010 kreu i Parlamentit u desh të hapte çadrën që të mbrohej nga sulmi me vezë i deputetëve të opozitës.
Ukrainë është e ndarë thellë me jugun dhe lindjen (të cilët flasin rusisht) që favorizojnë marrëdhëniet me Moskën dhe pjesa perëndimore (e cila flet ukrainishten) që kërkon bashkimin me klubin perëndimor të shteteve.
Situata në Ukrainë është tepër e nderë pasi liderja e opozitës, Julia Timoshenko, është dënuar me 7 vite burg, dhe së fundmi ka pretenduar se po keqtrajtohet në qeli.
/Start/F. Prroni/
2012-05-25 11:07