Fillon numërimi i votave në Egjipt, Vëllazëria pretendon kryesimin

Deri më tani janë shpallur vetëm fare pak rezultate për kandidatët në garë për t’u zgjedhur Presidenti I Egjiptit.
Në një konferencë për shtyp, Vëllazëria Myslimane pretendoi se kandidati i saj, Mohammed Mursi, po kryeson sipas të dhënave të vetë partisë.
Më parë, gjendja u tensionua pas akuzave të ndërsjellta të kandidatëve, por “BBC” raporton se zgjedhjet gjerësisht janë cilësuar si paqësore.
Rreth 50 milionë egjiptianë kishin të drejtë të votonin për njërin nga 13 kandidatët për president, më shumë se një vit që prej rrëzimit të Hosni Mubarakut.
Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk merr më shumë se 50 % të votave, dy kandidatët që kanë fituar më shumë syresh do të kalojnë në balotazh muajin tjetër.
Këto ishin zgjedhje historike për Egjiptin, pasi gjerësisht janë cilësuar si zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme në vend. Për dy ditë me radhë, egjiptianët krijuan radhë në pritje për të votuar.
/Start/F. Prroni/
2012-05-25 12:37