Ngushtica e Hormuzit, e hapur për të gjithë anijet
IRAN - Pavarësisht kërcënimit iranian, ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për të gjithë anijet. Këtë e konfirmoi kalimi nëpërmjet saj i dy luftanijeve amerikane, të cilat nuk hasën kurrfarë problemi.
Lajmi është njoftuar nga zëdhënësi i Flotës së Pestë amerikane, që patrullon këto ujëra. Situata në rajon u tensionua pas deklaratës së një ushtaraku të lartë të Iranit, i cili paralajmëroi perëndimin të mos vendosë sanksione shtesë kundër Republikës Islamike, përndryshe reagimi i Teheranit do të ishte bllokimi i ngushticës së Hormuzit.
Nëpërmjet kësaj ngushtice kalon 40 përqind e naftës që importohet nga vendet e Europës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara. Pikërisht për këtë fakt, zëdhënësi i Flotës së Pestë amerikane reagoi menjëherë duke thënë se nuk do të tolerohet asnjë bllokim i kësaj ngushtice.
(er.nu/news24/BalkanWeb)