E Diel, 1 Nëntor 2026

Prrenjas, plagosen me thikë 2 persona, në pranga autori

PRRENJAS - Dy shtetas janë plagosur rëndë ditën e sotme ndërsa Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, 38-vjeçarin Arjan Toromani.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qytetin e Prrenjasit, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Arjan Toromani banues në fshatin Pishkash ka goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasit Genci Shahollari 28 vjeç dhe Flamur Torra 32 vjeç që të dy me banim në Prrenjas.

Ndërkohë që dy të plagosurit ndodhen në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›