Meta: Drejtori i SHISH-it i përfshirë në lojra politike
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në një intervistë dhënë për Drejtorin e Informacionit në “UTV”, Çim Peka, akuzoi drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqirin, si të implikuar sipas tij në lojra politike.
Z.Meta, ky vit nisi me një ngjarje siç ishte ajo e 21 janarit ku humbën jetën 4 vetë. Kjo ngjarje ishte pas paraqitjes së një videoje. Pas një viti, a ndjeni përgjegjësi ju për atë që ndodhi?
21 janari nuk ka lidhje me asnjë lloj videoje. Aq më tepër me një video-montazh të organizuar nga opozita. Duke pasur informacionet e mia nga burime, pra se kjo do të përdorej si një pretekst për të nxitur dhunë, unë dhashë dorëheqjen nga postet qeveritare.
Vetëm për shkakun se videoja do të përdorej për dhunë dhatë dorëheqjen?
Ky është një shkak shumë i rëndësishëm, ashtu sikurse kishte të bënte edhe morali im për të shkuar para drejtësisë jo si Zv/Kryeministër por si qytetar i thjeshtë. Njëkohësisht nuk kishte asnjë arsye për të organizuar një sulm të dhunshëm ndaj institucioneve në kushtet kur këtë çështje e nisi për ta hetuar vetë Prokuroria. 21 janarin, i pari që e ka paralajmëruar publikisht që do të shkonte drejt dhunës e drejt konfliktit, kam qenë unë dhe jo vetëm kaq, por tre ditë përpara se të ndodhte 21 janari Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, i ka dërguar informacion zyrtar, me shkrim drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke i përshkruar pak a shumë për ato informacione që ne i kishim dhe që rezultuan për fat të keq shumë të sakta për atë që do të ndodhte. Për fat të keq janë vrarë 4 qytetarë, të cilët nuk jetojnë më, ndaj dhe unë kërkoj me forcë që të zbardhet 21 janari.
Z.Meta, në rast se ju do të ishit kryeministër në vend të Sali Berishës në 21 janar, a do të kishte Garda e Republikës të njëjtin reagim që pati në 21 janar?
Qëndrimi i Kryeministrit në zyrë ka qenë shumë i drejtë. Duket qartë që segmente të caktuara të shtetit, jo vetëm që nuk kanë funksionuar, por kanë funksionuar në drejtim të kundërt. Socialistët e vërtetë nuk janë njerëz të dhunshëm, por në krye të turmës kanë qenë kontingjente kryesisht kriminale. Dhe në këtë drejtim kuptohet që ka një përgjegjësi edhe policia, pasi kur e merr vesh një strukturë politike se çfarë do të ndodhë dhe të mos e marrë vesh një institucion i sigurisë kombëtare, kjo është e patolerueshme që ata elementë që sulmuan policinë atë ditë nuk duhet të kishin hyrë fare në Tiranë. Elementë me armë, me mjete të forta nuk duhet të kishin hyrë në Tiranë duke qenë se paralajmërime të tilla ishin bërë më parë.
Gjatë kësaj kohe u shprehët se ekzistojnë edhe çështje të tjera korrupsioni. Për çfarë çështjesh e keni fjalën?
Nuk kam kohë të merrem me këto perversitete. Në rast se doni diçka më shumë për çështjen në fjalë, është një montazh i gjallë kriminal, ku nuk është problemi këtu i atyre që e bënë këtë montazh dhe për këtë ekzistojnë të gjitha provat, faktet etj. Por problemi i madh është implikimi total i Prokurorisë së Përgjithshme në këtë çështje e cila në mënyrë të qëllimshme jo vetëm ka manipuluar procesin, ka mashtruar Parlamentin, është përpjekur të zvarrisë në mënyrë të qëllimshme këtë proces vetëm për arsye politike, por njëkohësisht ka shkelur dhe vazhdon të shkelë çdo ditë në mënyrë të hapur ligjin, jo thjesht duke u bërë pjesë e një loje politike, por edhe shumë më tepër sesa kaq. Kjo dhe shumë të tjera, tregojnë se Prokuroria është shndërruar në një “çerdhe politike”, që ka kryer këto veprime në kundërshtim me ligjin. Unë kam shumë respekt për institucionet dhe nuk mendoj që të gjithë prokurorët kanë moralin e Ina Ramës apo edhe të tjerëve. Jo vetëm për këtë çështje por edhe për të tjera rezultojnë deri në fyt, jo vetëm të implikuar politikisht por edhe në afera që nuk mbyllen dot. Çështë ky institucion që i thotë Ministrit të Drejtësisë që nuk do ndërhyrje kur nuk respekton ligjin dhe dënon një njeri për vrasje me vetëm 2 vite. Çështje ky institucion që mund të bëjë çtë dojë në këtë vend dhe që bën vetëm loja politike dhe korruptive.
Është shefi i opozitës dhe ai i republikës pas kësaj loje apo jo?
Nuk dua të bëhem pjesë e këtyre spekulimeve por ky është një komplot shumë më i gjërë se sa thjesht disa prokurorë apo ndonjë tjetër.
A jeni takuar me kreun e KLD-së për këtë qëllim?
As nuk e kam takuar dhe as nuk kam ndërmend ta bëj dhe askënd tjetër.
Z.Rama u shpreh në librin e tij se “Meta ka një mundësi të dytë” e cila është thënë edhe nga disa deputete të PS-së. Ndërkohë që aleatët e PS-së thonë se ne përkrahim një opozitë pa z. Meta. Cili është komenti juaj?
Gjërat janë shumë të qarta. LSI ka një marrëveshje 4-vjeçare me PD-në për koalicionin qeverisë dhe kjo marrëveshje do të respektohet deri në fund nga ana jonë me korrektësinë maksimale. Ne nuk pendohemi për marrëveshjen.
A keni gjetur korrektësi nga pala tjetër, z.Berisha për sa i përket marrëveshjes?
Raportet kanë qenë korrekte, parimore, funksionale dhe përballimi i momenteve të vështira nga ky koalicion ka qenë prova më e mirë përveçse rezultatit të zgjedhjeve të 8 majit që ishin një provë e rëndësishme.
A ju duket sikur keni triumfuar edhe individualisht që keni mundur Edi Ramën?
Kjo nuk ka të bëjë me ndjesinë personale, por ndihem mirë që Tirana ka filluar të marrë një status. Ishte një kryeqytet i lënë pas dore. Këtë mendoj se e ndiejnë edhe qytetarët. Është e qartë që kryetari i ri i bashkisë po i mban premtimet e tij në drejtim të angazhimeve të tij. Sot shohim që kryetari i ri i bashkisë nuk përton që të shkojë në të gjitha njësitë e kryeqytetit dhe të takojë kryetarët e njësive bashkiake, pa dallime partiake, por edhe qytetarët.
Z.Meta, çfarë mund t’i jepni më tepër Shqipërisë pas 2013-ës?
Absolutisht që ky koalicion ka mundësi dhe potencial për të qeverisur shumë mirë vendin dhe natyrisht që gjithçka mbetet e hapur për t’u përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme dhe jam i bindur se sugjerimet e ardhshme do të tregojnë rëndësinë apo domosdoshmërinë e vazhdimit të një koalicioni.
Çfarë e pengon rikthimin tuaj në qeveri, z.Meta?
Rikthimin tim nuk e ka penguar asgjë sepse kjo mund të ndodhë në çdo kohë, absolutisht. Në këtë pozicion jam shumë më i dobishëm për LSI.
A mund të ketë rotacion ministrash brenda LSI-së?
Nuk mendoj se është e rëndësishme, kush është sot, dhe kush do të jetë nesër si emër.
Ashtu si në 2009 në raport me z.Berisha, në qoftë se në të njëjtat rrethana gjendet Edi Rama në 2013, si parti e parë por nuk ka vota. A do të kishit tabu për ta bërë Edi Ramën kryeministër?
Kryeministrat nuk i bëj unë. Kryeministrat i zgjedhin qytetarët shqiptarë dhe ajo që duhet të bëjë çdo politikan përfshirë edhe Ilir Metën, të respektojë vullnetin e qytetarëve, prandaj i takon qytetarëve që të zgjedhin kryeministrat. Nuk jam këtu për të bërë përjashtime, sepse më kujtuat përjashtimin e fundit tragjik të ndodhur nga ish-partia ime socialiste. Ne respektojmë votën e qytetarëve shqiptarë. Nuk më pëlqejnë përjashtimet sepse më ka lënë një shije shumë të hidhur përjashtimi i fundit.
A keni hapur derën z.Islamit për ta pranuar në LSI?
Aderimi në LSI, nuk bëhet nga kryetari apo nga kryesia e LSI-së. Aderimi është individual. Islami është një politikan me shumë kontribute në politikën shqiptare dhe fakti që është kaq prezent, kaq kërkuar i kërkuar nga media tregon që ka një audiencë tepër të gjerë dhe kjo nuk do të ndodhte se në qoftë se nuk do të kishte ato vlera, të cilat iu mohuan edhe pse i kishte investuar në partinë së cilës i ka lënë kontributin maksimal, në transformimin nga Partia e Punës në Partinë Socialiste.
A keni komunikuar me z.Islami, që nga përjashtimi i tij dhe deri më tani?
Unë komunikoj vazhdimisht me shumë kolegë dhe patjetër me zotin Islami, dhe me shumë kolegë të tjerë për shkak të raporteve shoqërore, personale të kaluara.
A i keni ofruar z.Islami që të bëhet pjesë e Grupit Parlamentar të LSI-së?
Jo absolutisht. Nuk është kjo një iniciativë që më takon mua apo LSI-së. Së rastin konkret bëhet fjala për një vlerë që ka aq kohë dhe aq eksperiencë që të bëjë zgjedhjen e tij dhe që ne e respektojmë cilado qoftë ajo.
Ka një marrëveshje midis jush dhe z.Berisha për zgjedhjen e Presidentit. Cila është kjo marrëveshje?
Nuk kemi një marrëveshje konkrete sepse çështja do të bëhet e tillë në korrik por në marrëveshjen që kemi nënshkruar me PD, kemi shprehur angazhimin që si koalicion të bashkëpunojmë për të zgjidhur çështjen e Presidentit përveç të tjerave. Ajo që unë kam shprehur ka qenë një qëndrim tepër parimor: nuk dua të bëhem pjesë e spekulimeve, pra që të filloj që të bëhem pjesë që tani për të diskutuar pasi është tepër i parakohshëm. Unë kam konfirmuar që ne do të jemi pjesë e zgjidhjes pasi ky është një problem që do të zgjidhet, natyrisht sipas Kushtetutës.
A ka LSI kandidatura të mundshme për këtë funksion?
Çdo forcë politike e koalicionit ka dhe mund të paraqesë kandidatura të mundshme.
A do ta kushtëzonit me një President nga forca juaj politike aleancën me z.Berisha edhe në 2013-ën?
LSI nuk është dalluar për kushtëzime jo të principata. Ka disa gjëra ku ka kushte dhe ne e kemi treguar qartë se i qëndrojmë këtyre çështjeve siç është çështja e integrimit. Ka pasur çështje për të cilat ne kemi mbajtur qëndrim të ndryshëm siç ishte çështja e heqjes së drejtorit aktual të SHISH-it për të cilin absolutisht PD-ja ka pasur të drejtë pasi është i përfshirë në lojëra politike por që duhej një proces më i maturuar nga ana institucionale.
A do keni sërish këtë rol si forcë e tretë përcaktuese edhe pas partisë së zotit Topi?
Edhe pas 7 viteve nga themelimi i LSI-së tregoi qartë se nuk ka asnjë forcë as në tokë e as në qiell të sulmojë LSI-në.