Edhe sa kohë do ta vazhdojë PS-ja bojkotimin, kur sovrani pret integrimin?
Sovrani me verdiktin e tij caktoi fitimtarin. Institucionet përgjegjëse e legalizuan rezultatin. Përfaqësuesit socialistë firmosën unanimisht gjithë dokumentet. Bashkë me sovranin, u kënaqën dhe monitoruesit. Shqipëria kishte arritur nivele të prekshme suksesesh. Shumë të majtë votuan alternativën e djathtë. E mira ndjell të mirën. Futja e Shqipërísë në NATO fuqizoi më tej aspiratën perëndimore. Vetëm mëkatarët dhe miliarderët socialistë u thartuan. Krimi i papenduar nisi t’i friksohej më shumë progresit. Pasuria e paligjshme po i druhet fort integrimit të shpejtë. Unitetin e djeshëm socialist e kishte zëvendësuar konflikti. Solidariteti i hershëm doli një bllof. Ai prodhoi vetëm egoizëm të sëmurë. Ronxhobonxhot e majtë, hajdutë, janë bërë tashmë arrogantë. Altruizmin e çmojnë si hipokrizi. Ambicia për pushtet absolut i ka zhveshur nga idealet shoqërore. Ithtarët e sakrificës janë bërë “kasapë” që synojnë të rrjepin fukaranë. Aty ku vyshket mëshira, lulëzon urrejtja. Socialistët trashëgojnë cinizmin e baballarëve. Pushtetin e duan për t’u pasuruar. Sovranin e shohin si turmë, që nuk meriton të trajtohet i barabartë me ta. Dhuruesi i pushtetit, sovrani, u dashka t’u shërbejë sekserëve socialistë. Grabitësit e votën me “kopaçe” nuk po e çmojnë sovranin si zot të vendit. Me vijën e masave realizuan dje përçarjen. Me inkriminimin e duan sovranin garant për pushtet të pamerituar. Veçimin nga bota e çmuan dje si akt patriotik. Por krimi i tyre e ka shumë frikë sot drejtësinë. Ashtu si hajdutëría e tyre urren ndershmërínë. Kush nuk voton për socialistët, është armiku i tyre. Vlerat morale janë të huaja për ta. Hovet fisnike nuk janë atribute të shpirtit mëkatar. Hajdutët socialistë nuk i njohin gëzimet e mirësisë. Ata u mësuan t’u kërkojnë njerëzve mirënjohje, madje, dhe për jetën. Nuk e kanë në kodin e tyre moral ekzaltimin shpirtëror nga fitorja e të gjithëve shqiptarëve. Përkundrazi! Të korruptuarit socialistë e duan gjithë popullin të korruptuar. Çdo përparim duhet të njihet vetëm si meritë e tyre. Nuk gëzohen hajdutët socialistët, pse liberalizohen vizat, apo pse arrihet integrimi i Shqipërisë në Europë. Ata e kanë siguruar për vete lëvizjen e lirë. Ata që “lidhën” fshatarin pas tokës, nuk duan që ky të shohë sot sa shumë e ka mashtruar komunizmi. Nuk e duan grabitësit e pronave drejtësínë europiane. Socialistëve u ka plasur sherri brenda “stanit” të tyre. Të mundur, shohin edhe miqtë si të pabesë. Nuk janë të prirur të shohin një të mirë te kundërshtari. Kush çmon të djathtën, është tradhëtar i tyre. Të korruptuarit socialistë kanë shumë standarte për vlerësimin e një gjesti. Ata janë shumë larg moralit :”Bëje të mirën dhe hidhe në det!...”. Mëkatarët janë kundërshtarë të bamirësisë. Ata udhëhiqen nga ligji i degradimit : “Më jep, të të jap!”, devizë kjo e sigurimit të zí të shtetit. Nuk duan hajdutët socialistë integrim të shpejtë të sovranit në Europë. I korruptuari nuk e kupton atë, që i lumturohet pasurísë shpirtërore. E djathta, ithtare e personalitetit të individit, është më altruiste dhe sociale se solidariteti fals e hipokrit i hajdutëve socialistë. Prandaj elektorati shqiptar po e kthen kokën nga e djathta. Prandaj PS-ja po ndihen çdo ditë e më e izoluar. Sovrani e ka kuptuar se kush e çmon si të tillë. Ndoshta prandaj dhe integrimi pritet vetëm nga mazhoranca e re. Ndërkohë që sovrani pret të bashkohet me Europën, socialistët grinden si qeni me derrin për “kolltukun” e avokatit të hajdutërisë. Kushtet e bojkotit të tyre janë sot preteksti më banal i humbësve mëndjemëdhenj. Me to ata i hakërrohen sovranit se do të hakmerren duke e penguar të liberalizojë vizat dhe të bëhet partner i qytetërimit. Nuk duan emancipimin e shqiptarëve ata, që u mësuan ta shohin sovranin si një kope. Nuk duan xhelatët zbutje të shpirtrave njerëzorë. Ata që u mësuan të dënonin për zbutje të luftës së klasave, nuk e durojnë delikatesën e një shpirti të kultivuar. Si mund të pranojë mëkatari një shpirtmirësí, që do ta dënonte atë për mizoritë e kryera? Prandaj parrullat e tyre për integrim dhe liberalizim vizash, për konstruktivitet, modernizim e altruizëm, janë më shumë mashtrim, primitivizëm, egoizëm ekstrem dhe lotë krokodili, përzier me konfliktualitet. Si qëndrokan jashtë parlamentit 65 deputetë pse merr një vendim në këmbë Edvin Rama? Si rrinë jashtë kuvendit ata që u përgjëruan se do t’ua liberalizonin vizat të gjithë shqiptarëve? Dhe, kur Europa i këshillon ta zhvillojnë debatin brenda kuvendit, “baballarët e kombit” pijnë rakí nëpër klubet e tymosura. Ku është detyrimi ndaj sovranit? Ku shkuan premtimet? Ç’u bë angazhimi për t’u bërë shërbestarë ? Ku shkuan lotët e krokodilit të Edvin Ramës, i cili “përdëllente” mjerimin që zbulonte nëpër fshatrat e largët të Shqipërísë? Duket qartë që “kolltuku” i Edvinit vleka më tepër se e ardhmja e mijra fëmijëve, që i kanë kthyer sytë nga parlamenti. Fisniku e realizon kuptimin e jetës, jo vetëm kur merr pushtet. Altruisti nuk i njeh ambiciet e vogla. Pasaniku i ndershëm mendon për jetën e vet shpirtërore duke bërë mirë. Pinjojtë e atyre që u ngritën për të krijuar një botë të re, po bllokojnë sot reformat madhore. Ata nuk po distancohen nga krimet monstruoze, që prodhoi utopia kriminale e diktaturës më të egër. Populli thotë :”më shumë ditë vijnë sesa shkojnë!”. E ardhmja nuk mbyllet me një palë zgjedhje. Mund të vijë shpejt dita, kur sovrani të thotë: “Na ishte një herë një parti socialiste, që për të mbrojtur zullumet e veta, nuk u fut menjëherë në tempullin e shenjtë që po përpiqej të lartësonte, begatonte dhe civilizonte Shqipërínë!”
...