Edhe seanca e sotme plenare nuk solli asnje surprize per ligjet me 3/5-at
Situata politike dhe procesi i integrimit ka qenë objekt i deklaratave të kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.
Kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi, kushtëzoi votën e opozitës për ligjet e rëndësishme me plotësimin e kushteve të bëra publike tashmë nga opozita.
Nga ana e tij, kryetari i grupit të Partisë Demokratike Astrit Patozi, theksoi se Parlamenti është i detyruar të shqyrtojë nisma konkrete legjislative dhe jo letra të hapura.
Edhe seanca e sotme plenare, nuk solli asnjë surprize sa i përket ligjeve me 3/5-at që ndodheshin në rendin e ditës pa shprese për t’u votuar.
Miratimi i tyre është prioriteti i dytë i Komisionit Europian, i cili qartaz kërkon miratimin e ligjeve të mbetura pezull që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament.
Opozita jo vetëm që nuk votoi as kësaj here si për të disatën herë në 2 vite, por i hoqi vetes çdo përgjegjësi nëse vendi për të dytën herë nuk merr statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
Dhe mazhoranca nuk e vlerësoi këtë ndryshe, veçse si ajo që Patozi e quan pseudokauzë e kutisë.
Ligji për gjykatën administrative dhe katër ndryshime në kodin penal nuk u votuan.
Opozita e humbi shansin për të dëshmuar kursin e ri që në seancën e shkuar, sipas demokratit Patozi, ndërsa fjalimet e sotme, siç pritej, konsuamuan pa sukses një tjetër mundësi.