Greqi qindra shofere taksie tubojne pas takimit te Trojkes

Në përfundim të takimit të së enjtes së Trojkës dhe kabinetit qeveritar grek qindra shoferë taksish janë mbledhur në një tubim jashtë selisë qendrore ku edhe u zhvillua takimi me inspektorët ndërkombëtare dhe zyrtarët grekë. Takimi i parë me qeverinë greke i përfaqësuesve të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Bashkimit Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar është zhvilluar me dyer të mbyllura megjithatë është e ditur se në fokus të bisedimeve ka qenë shpëtimi i vendit nga falimentimi.
Heqja e kufizimeve në të ashtuquajturat "profesione të mbyllur" të tilla si taksitë është një nga kushtet kryesore për Greqinë për të vazhduar marrjen e fondeve të shpëtimit nga Bashkimi Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Protestat e taksistëve gjatë të enjtes kanë rrethuar jo vetëm ambientet ku zhvilloheshin bisedimet por edhe gjithë Athinën ndërkohë që ata ndodhen edhe në një grevë 48 orëshe.
Inspektorë të BE, FMN dhe BQE mbërritën në Greqi të enjten për të kontrolluar nëse vendi ka zbatuar reformat e kërkuara nga institucionet ndërkombëtare të cilat pritet t`i japin edhe fondin e 6 të shpëtimit.
Trojka zhvilloi takimin e parë me Ministrin e Financave Evangelos Venizelos. Takimi i cili zgjati për disa orë radhazi u zhvillua gjithashtu me dyer të mbyllura ndërsa në një deklaratë të ministrisë së financave thuhej se "Klima ishte pozitive dhe kreative, pas vendosjes se masave të ashpra".
Inspektorët e BE dhe FMN u larguan nga Greqia me 2 shtator, pasi qeveria nuk arriti t`i bindte se kishin bërë mjaftueshëm në aspektin e shkurtimeve të deficitit dhe reformave ekonomike, për të merituar pagesën e mëtejshme të 110-miliard eurove. Menjëherë pas largimit të Trojkës, në ditët e para të shtatorit, qeveria socialiste vendosi te shkurtoje 1/5 e pagave te sektorit publik ndërsa një pjesë tjetër do të shkarkoheshin nga puna. Një masë tjetër e cila ka krijuar pakënaqësi tek populli grek ishte edhe taksa mbi pronat e patundshme.