E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i Sigurimit refuzon kerkesen e palestinezeve per anetaresim ne OKB

 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkesën e palestinezëve për anëtarësim të plotë të shtetit palestinez në OKB.

Këshilli 15 anëtarësh i Sigurimit ia dërgoi një komiteti special për anëtarësim kërkesën e dorëzuar nga autoriteti palestinez, Mahmud Abaz.

Ky komitet, në përbërjen e të cilit janë përfaqësuesit e 15 shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, pritet ta zhvillojë takimin e tij të parë të premten.

Një zhgënjim ky për palestinezët, të cilët sfidën më të madhe e kishin kundrejt vetos së shteteve të Bashkuara të cilat kanë kërkuar-sikurse ka bërë dhe Izraeli, vazhdimin e bisedimeve për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, bisedime këto të cilat janë kërcënuar mjaft nga miratimi i planit nga ana e Tel Avivit për ndërtimin e 1100 shtëpive në territorin palestinez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›