E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe studentët nesër i bashkohen Vetëvendosjes në Mitrovicë

Të shtunën, me 30 mars, në Mitrovicë do të mbahet tubim protestues në qytetin e Mitrovicës kundër ndarjes së qytetit. Ky tubim protestues, organizohet nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe do të mbahet në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë.

Lëvizja studentore për barazi - Studim Kritike Veprim, duke iu bërë thirrje mbështetësve të saj që nesër t’i bashkohen Vetëvendosjes në protestën për Mitrovicën, ndër të tjera shfaq shqetësimin “rreth zhvillimeve që po ndodhin.

Ne jemi të vetëdijshëm se më 2 prill pritet të nënshkruhet marrëveshja mes dy kryeministrave (të Kosovës e të Serbisë) rreth çështjes së veriut të Kosovës, marrëveshje kjo e papranueshme, pasi që nuk është pyetur asnjëherë populli i Kosovës.

Andaj, ne përkrahim plotësisht tubimin protestues dhe ftojmë të gjithë studentët që të na bashkëngjiten.

Nisja do të bëhet nga Fontana (afër konvikteve) në orën 11:00 për të vazhduar për në Mitrovicë, në sheshin “Mehë Uka”, ku tubimi protestues fillon në orën 13:00”, thuhet në thirrjen e kësaj organizate studentore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›