E Diel, 1 Nëntor 2026

Flet menaxheri: Me Aritën ndoshta një flirt, Lorik Cana është single

Një lidhje e sajuar kohë më parë nga modelja Fejzullahu, e cila në kushte anonime kishte deklaruar në shoqërinë e saj se synim kishte të zërë Canën. Dhe pas publikimit të lajmit mbi lidhjen e Canës me Arita Fejzullahun ku doli në shesh edhe një foto intime e çiftit, ka reaguar edhe menaxheri i Canës, i cili thekson se Loriku për momentin është single, ndërsa me Aritën mund të ketë pasur ndonjë flirt dhe asgjë më shumë. ”Nuk është momenti të flas me Lorikun pikërisht tani kur ai dhe të gjithë futbollistët në Itali janë të shokuar nga vdekja e një futbollisti 25-vjeçar pikërisht në fushën e lojës. Unë e pashë foton me këtë modele, ajo duket vërtet foto intime. Por po të shohësh modelin e flokëve të Lorikut, është e disa kohëve përpara se të shkonte në Itali! Ai mund të ketë pasur ndoshta ndonjë flirt me të, se të them të drejtën unë nuk jam 24 orë me të, por jam i sigurt që nuk ka një lidhje me të. Loriku është single këto kohë dhe mund të dalë me cilën të ketë dëshirë dhe nuk ka problem edhe po të shkruhet në media”, tha në një prononcim për ”Panorama plus”  zëdhënësi i Lorik Canës, z. Arben Shemili.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›