E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ana tjetër e fshehtë e Gentës, prirja për sjellje lezbike

Zbulohet profili i saj në FB, ku puthet me vajza dhe shprehet pro seksit midis dy femrave.

Puthja e saj me Françeskën në lojën e Big Brother 5, ndoshta nuk do të mund të konsiderohej aq e rastësishme po të mos zbulohej se Genta Gjalpi nga fshati Baban i Devollit, e ka bërë këtë veprim dhe para se të hynte në lojë. Duket se ndonëse jetonte në një fshat të largët, ajo ka një fantazi të shfrenuar për të kapërcyer jo vetëm mentalitetin e fshatit ku jetonte, po dhe të një metropoli si Tirana. Kemi arritur të zbulojmë profilin e saj në rrjetin facebook, që ajo e përdorte para se të hynte në Big Brother 5, ku nga mënyra se si e menaxhonte faqen zbërthehet edhe më shumë natyra e saj. Komentet e fundit të bëra nga ajo vetë në profilin e saj, janë bërë në dhjetor të vitit 2011, pak para se ajo të pranohej si lojtare e Big Brother 5 nga Top Channel. Genta ka qenë një frekuentuese e rregullt e facebook-ut, ku më shumë bën përshtypje lirshmëria e saj në statuset që ka vendosur, kur flet vazhdimisht për seksin dhe mbi të gjitha për seksin mes femrave, ndërsa shprehet se është shumë dakord që dy femra të frekuentohen me njëra-tjetrën. Për ta mbështetur këtë bindje personale, ajo ka vendosur në profil një foto ku ajo puthet në buzë me një tjetër femër. Nuk dihet nëse ajo këtë e bën thjesht për show, apo nëse asaj i pëlqejnë dhe femrat. Gjithsesi, me hyrjen e Gentës në Big Brother 5, shumë e panë si një vajzë të prapambetur nga fshati, e cila jo vetëm që nuk do guxonte dot të bënte gjëra të tilla, po madje do i paragjykonte banorët e tjerë në garën e BB5 nëse do të shfaqnin sjellje të tilla. Por jashtë lojës brenda në shtëpinë e vëzhguar, i pari që foli hapur për Gentën ishte një djalë nga Tirana me emrin Melson Kurti, i cili deklaroi në gazetën Panorama se kishte pasur një lidhje të hapur me Gentën, lidhje që ishte pranuar pa problem si e tillë nga ajo dhe se atij i ishte dukur si një vajzë shumë më mendjehapur në intimitet, krahasuar me vajzat e Tiranës. Pas kësaj interviste foli i dashuri i saj prej pesë vitesh nga Korça, Rubens Shehu, i cili pohoi se ai si kishte mbyllur bisedat për ndarje nga Genta, ndërkohë që e komentoi lidhjen me të si një histori dashurie plot aventura.

Lorena: Genta fitoi publicitet nga fotot, por kur ta marrë vesh do të bëhet keq
20-vjeçarja që ka hobi po ashtu fotografinë, pohon se mua ato foto më dukeshin shumë personale dhe ndaj nuk duhet të ishin publikuar në asnjë mënyrë. Më tej, Lorena sqaron se nuk mund të jap ndonjë opinion specifik në lidhje me mënyrën se si ajo kishte pozuar në ato foto, por sinqerisht kam ngelur e çuditur, pasi për aq kohë sa bashkëjetova me Gentën në lojën e BB5 dhe për aq sa e kam njohur, nuk e prisja një gjë të tillë, dhe as do e kisha imagjinuar. Gjithsesi, mendoj që ajo kur të dalë nga shtëpia dhe të mësojë këtë fakt do të ndihet shumë keq, ndonëse në një farë mënyre diçka e fitoi nga botimi i atyre fotove dhe ajo çfarë fitoi ishte publiciteti, ndërkohë që ajo është ende në lojë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›