E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe uria eshte lufte

Ky konkluzion i arritur nga Vili Brandt, lideri modern gjerman, eshte paraqitur ne Kombet e Bashkuara rreth viteve '70, ne raportin per sfidat globale. Konkluzioni eshte aktual ne analizen e vendimit te qeverise serbe per aplikimin e krizes humanitare.
Eshte dicka e pritshme qe diplomacia e Serbise te jete aktive per vonimin e shpalljes se pavaresise se Kosoves. Por eshte tronditese, qe ne fillim te Mijevjecarit te Trete, ne menyre sekrete, ne mesin e Evropes moderne, qeveria e nje vendi, jo vetem gjeografikisht evropian, te marre nje vendim unanim per mundesine e aplikimit te embargos ushqimore kunder Kosoves se pavarur.
Strategjia ne detaje, nuk rezulton veprim individual dhe as deklarate emocionale elektorale e raundit te pare apo balotazhit. Ne kete vendim, uria tenton te jete nje lufte e re ne kunderpergjigje te vendimit te SHBA-se dhe vendeve evropiane per njohjen e pavaresise se mbikeqyrur te Kosoves.
Cfare rezultati pret qeveria serbe, nese kjo strategji do t'ju rezultonte e suksesshme, qofte edhe vetem teorikisht? Sa te gjate e parashikojne kete krize, qe te shpresojne se opinioni publik kosovar ta pranoje, se perballe urise eshte me mire te jene pjese e Serbise? Sa e parashikojne numrin e viktimave nga uria qe do t'i detyroje lideret boterore te vonojne apo bllokojne pavaresine e Kosoves?
Disa anetare aktuale te qeverise se Serbise mund te mos jene fajtore te historise se gjenocidit mbi Kosoven, por kjo nuk u jep te drejten te jene frymezues, miratues dhe aplikues te strategjise se viktimave nga uria. Viktimat potenciale nga kriza e urise jane njerezisht te barabarta me viktimat nga gjenocidi dhe lufterat, bile ne rastin e pare vdekja e shpresuar eshte akoma me c'njerezore.
Nje krize humanitare nuk mund te ekzistoje per asnje vend evropian, aq me pak midis dy vendeve evropiane dhe vetem pak kilometra larg kryeqytetit te Evropes se Bashkuar. Historia ka treguar se varferia i ben me te thella rrenjet e krizave, i ben me te gjata krizat dhe me te veshtira kompromiset historike.
Nje Kosove me e varfer per shkak te embargos serbe, eshte gjithnje e me e veshtire per t'i menaxhuar problemet e mprehta sociale, por kurre nuk mund te shpresohet qe te jete me e lehte per t'u nenshtruar. Ne kete kontekst, nacionalizmi qe nxit aplikimin e krizes humanitare eshte akoma kercenues ne rajonin tone.
Nuk vleresoj se midis diplomateve dhe politikaneve te rajonit tone do te duhet nxitur gara e deklaratave reciproke me frymezim patriotiko-nacionalist, ne distance apo "face to face" ne takime nderkombetare. Garancite e minoriteteve, garancite e respektimit me standarde te vendeve evropiane te kulteve fetare, mundesite per bashkepunim pa paragjykim nga e kaluara, mund t'i lehtesoje vetem nje perspektive evropiane e vlerave te perbashketa.
Duhet te filloje te punoje sa me pare ora, ku konfliktet dhe lufterat edhe ne Ballkanin tone te arkivohen si relike te se kaluares se dhimbshme, ndersa paqja dhe prosperiteti si e ardhmja e perbashket.
(*) Autori eshte deputet i Partise Socialiste, ish-minister i Ekonomise dhe Financave. Ai mund te kontaktohet ne adresen e postes elektronike: arben.malaj@gamil.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›