E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat ne kufi, terhiqet Shkupi

TIRANE - Shkupi zyrtar, doli dje me dy vendime krejtesisht te kunderta te cilat iu derguan per ekzekutim pikave kufitare qe e lidhin me Shqiperine. Vendimi i pare urdheronte hyrjen ne fuqi ne 00.01 te 1 shkurtit, te vendimit per regjim te ri vizash. Kjo do te thoshte se qytetaret mund te kalonin ne drejtim te vendit fqinje jo me si me pare, duke marre vizat ne kufi, por permes aplikimit ne ambasaden e Maqedonise ne Tirane. Kurse vendimi i dyte i publikuar zyrtarisht mbreme ne oren 22.00, konfirmonte kunderlajmin: Regjimi i ri i vizave shtyhet deri ne perfundim te negociatave mes qeverive te dy vendeve.
Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit doli me nje njoftim zyrtar mbreme ne 22.15, duke sqaruar se "nga kontaktet e oreve te fundit te marra me autoritetet maqedonase, njofton te gjithe shtetasit shqiptare qe udhetojne ne drejtim te Maqedonise se vizen do ta marrin sipas regjimit te meparshem te vizave, pra, ne kufi". Policia e Shtetit detajoi se autoritetet maqedonase derguan prane saj ne oren 21.30, nje shkrese ku zyrtarizonte se mbetej ne fuqi regjimi i meparshem i vizave dhe se vendimi tjeter do te merret pas perfundimit te negociatave dypaleshe. "Kjo situate do te vazhdoje deri ne perfundim te negociatave kur pritet te dilet me nje vendim te qarte dhe te prere", - sqaroi zedhenesi Klodian Branko.

Nderkohe, dita e djeshme ishte mbushur me lajme dhe kunderlajme, shoqeruar keto me reagime qytetare, mediatike dhe politike, ne lidhje me regjimin e ri te vizave. Kjo pasi ne vendkalimin kufitar me ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise (FYROM) komandanti i Doganes Maqedonase Azem Jakupovski u takua ne 12.00, me homologun e tij shqiptar. Ai i kishte bere te qarte se ne oren 00.01 te 1 shkurtit, asnje qytetar shqiptar s'mund te pajisej me vize ne kufi e per rrjedhoje s'mund te kaloje ne vendin fqinje.

"Viktime" e ketij urdhri, ra edhe Policia jone e Shtetit. Ajo permes nje njoftimi per shtyp dje pasdite, lajmeronte se konform vendimit te Shkupit, "te gjithe qytetaret qe do te udhetojne ne drejtim te Maqedonise, duke filluar nga data 01 shkurt 2008, duhen te pajisen me viza prane Ambasades Maqedonase ne Tirane". Policia e Shtetit i referohej urdhrit, duke qartesuar se "tani vizat nuk leshohen me ne pikat kufitare te shtetit maqedonas por vetem ne ambasaden e saj ne Tirane". Ne keto kushte Policia e Shtetit paralajmeroi se "shtetasit qe nuk jane pajisur me vize prane kesaj ambasade nuk do te lejohen te kalojne ne drejtim te Maqedonise".
Nese nje vendim i tille do te niste te ekzekutohej sot, qytetaret shqiptare do te vuanin "kokefortesine" e Shkupit zyrtar. Ata vleresojne se nje regjim i tille vizash, i privon nga tregtia e lire, udhetimet ditore, fundjavat e clodhjes, takimet bilaterale dhe aktivitetet e tjera. Kjo pasi aplikimi dhe radhet evidente ne ambasaden e Shkupit ne Tirane, konsiderohen prej tyre te papranueshme dhe bllokuese per te levizur drejt shtetit fqinje ku afro 40 per qind jane shqiptare.
BE: "Eshte nje ceshtje dypaleshe"
Vendimi i Shkupit per te mos leshuar me viza ne kufi per Shqiperine (por vetem ne ambasada, sic edhe parashikohet ne kuadrin ligjor te Bashkimit Evropian, ka sjelle nje reagim diplomatik nga selia e BE-se. Krisztina Nagy, zedhenesja Komisionerit per ceshtjen e vizave me ish Republiken Jugosllave te Maqedonise Oli Rehn, iu pergjigj dje, pyetjes, "A jeni dakord me vendimin e FYROM-it" me deklaraten: "Ne thelb kjo eshte nje ceshtje dypaleshe". "Sidoqofte, - shtoi Nagy, "Bashkimi Evropian mbeshtet bashkepunimin rajonal dhe ne pergjithesi nxit lehtesimin e levizjes, udhetimit mes vendeve ne Ballkanin Perendimor".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›