Edhe vallëzimi është i rrezikshëm

Një riprodhim i filmit me të njëjtin titull dhe mjaft të pëlqyer të vitit 1984. Një adoleshent, që sapo është shpërngulur në një qytezë ku muzika e lartë dhe kërcimi janë të ndaluara, përballet me ndryshimin më të madh në jetë. I vendosur për të sfiduar rregullin, me pasionin dhe gjallërinë e tij, ai do të ‘trazojë dhe rigjallërojë’ gjithë qytezën.
Këta janë të vjetrit e qytezës së vogël Bomont, të cilët e kanë ndaluar vallëzimin (muzika e lartë është një argëtim i madh për ta) jo për shkak se nuk e durojnë, por se rezultat i një rruge të gabueshme, por të kuptueshme paraqitet si shqetësim prindëror. Pas një nate të çmendur duke pirë birra dhe me pantallona me ndryshe do të kemi një version të ri të Blake Shelton me këngë po ashtu të ripunuar për një grup lokal të tinejxherëve, të cilët vetëm sa nuk kishin vdekur në një aksident rrugor. Në mesin e tyre është vetëm djali i Rev. Nga ana tjetër kemi Shaw Moore (Dennis Quaid), i cili ka edhe një vajzë me emrin Ariel (Julianne Hough).
Tri vite më vonë, Ariel është në shkollën mesme dhe fillon një lidhje me një vozitës makina garash (Patrick John Flueger) dhe qyteti i banuar me njerëz të rinj ende rri i qetë nën përkujdesjen e autoriteteve, edhe pse ata vazhdojnë të dërgojnë në mënyrë klandestine këngët më të reja. Në skenë paraqitet Ren (Kenny Wormald), i cili zhvendoset për të jetuar në këtë qytet të dajës së tij. Ai vjen nga një qytet që njihet për vallëzim sikurse është Boston.
Ata që e kujtojnë pjesën e parë të “Footloose”,e dinë se nuk ka edhe aq shumë lumturi në këtë film. E dinë se ai është më shumë një film me lojë pulash dhe traktorësh, ku shembull e kemi autobusët e baltosur nga balta dhe garat me makina nëpër rrugë jo të mira.
Por, filmi i rij është edhe aksion me skena interesante që na kujtojnë pak a shumë serialin “Glee” apo edhe filmat në pjesë të “High School Musical” dhe Step Up”.
Por, “Footloose” është më shumë një ekspertizë e Brewer – i ndryshëm nga filmat e tij të parë “Hustle & Flow” dhe “Black Snake Moan” — pasi që është një film më shumë melodramatik.
-----
FOOTLOOSE
Regjia: Craig Brewer; skenari: Brewer dhe Dean Pitchford, bazuar në skenarin origjinal të Pitchford; drejtor i fotografisë: Amelia Vincent; montazha: Billy Fox; muzika: Deborah Lurie; dizajner: Jon Gary Steele; kostumet: Laura Jean Shannon; koreograf: Jamal Sims; producentë: Craig Zadan, Neil Meron, Dylan Sellers dhe Brad Weston; Distributor: Paramount Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 53 minuta.
Aktorë: Kenny Wormald (Ren), Julianne Hough (Ariel), Patrick John Flueger (Chuck), Andie MacDowell (Vi), Dennis Quaid (the Rev. Shaë Moore), Miles Teller (Willard) dhe Ziah Colon (Rusty).