E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diaby mungon në Euro 2012

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka bërë të ditur se mesfushori Abou Diaby nuk do të jetë në gjendje të luajë në Euro 2012 për shkak të lëndimit.

Reprezentuesi francez nuk është paraqitur në pjesën më të madhe të këtij sezoni për shkak të një dëmtimi në nyje dhe kofshë. Për më tepër, Wenger ka theksuar se Diaby nuk do të rikuperohet me kohë për Euro 2012.

“Diaby nuk do të jetë gati për Euro. Do të ishte e pabesueshme nëse ai arrin të shkojë në Kampionatin evropian”, deklaroi Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›