Edi Hila Me takon te mos jem indiferent

Nga Rubiku ne Tirane tete tablo mbi periferine dhe politiken e shkaterrimit te objekteve me nje kujtese historike. Viti 11 ekspozita e Hiles dialog nga nje krijues bashkekohor
Nga dje deri me 16 prill Galeria Zeta prezanton ekspoziten personale te Edi Hiles me tete tablo vaj mbi kanavace. E quajtur Viti 11 paraqitja eshte ndare ne dy cikle njera eshte bota e vogel e parendesishme me dy diptik qe mbajne titullin Periferi dhe nje portret. Cikli tjeter qe mund te quhej edhe cikel politik jane tre tablo Piramida Ish-Bashkia e Tiranes dhe Parlamenti.
Ekspoziten me punet te realizuara ne nje kohe te shkurter te 2011-es ai e ngre sic shpjegon ne interviste mbi nje kuptim te bashkekohesise. Kurse per nocionin teorik te bashkekohesise i referohet nje filozofi te kohes sone Giorgio Agamben.
Edi Hila eshte nje artist me influence te brezi i ri kryesisht te ish-studente te tij po jo per paradoks edhe te nje sere kolegesh ne kete dekaden e fundit kur ai nisi te beje nje pikture pa pretendime te stilit permbajtjes qe nuhat hapesirat e ndryra urbane te zhveshura nga ankimi reflektimi literal i tronditjeve qe perjetoi njeriu i kohes ku Hila jeton. Kjo mungese pretendimi per stilin eshte stili vete.
Ka afro nje dhjetevjecar qe ai leviz ngadale dhe me cdo gjurme vaji mbi kanavace si ne tablote e ekspozites Viti 11 eshte ne gjendje te krijoje nje presion shtypes.
Figurat e tij duken sikur nuk i kane kerkuar mundim shpirteror po as ti kene dhene ndonje gezim te madh.
Para nje tabloje te Hiles e ndjen veten pa peshe si ne nje hapesire ku mungon ajri dhe keshtu si per cudine tende te vjen mall per token dhe njerezit per nje kuptim te tyren te humbur me gjithe qe kembet mund ti kesh ne toke dhe mes njerezish te ndodhesh. Atehere ngjyra e tij gri qe si mjegull e perhershme rri mbi token qoshet kur pa ndonje mister banon ndertesat e braktisura cahet e te kthen ne zhgjenderr ketu tani.
Pse ndjeni nevojen te sqaroheni per bashkekohesine e puneve te kesaj ekspozite
Bashkekohorja kur transmeton realitetin ai me vete ka edhe te rene. Nuk mund te jete i shkeputur nga e reja.
Te pakten ne epoken postmoderne keshtu perceptohet ideja e bashkekohores. Sepse arti sot nuk ka propozime stilesh te vecanta si dikur kubizimi apo surrealizmi. Sot arti ka nje permase tjeter clirimi dhe e sheh te rene te qendrimi qe mban ti ndaj realitetit.
Ky ka qene nje diskutim mes artistesh tek ne me renien e diktatures cfare do te ndodhe si te behemi bashkekohore Shpeshhere te qenit bashkekohor eshte kuptuar si zhvendosje ne aspektin e stilit te te pikturuarit dhe jo si nje proces i cili shkon paralel me zhvillimin e realitetit dhe prej aty ti del ne perfundime te reja.
Kjo e vendos artistin edhe pse i puthitur me kohen ku jeton ne pozicionin e atij qe shikon nje perspektive
Ne dukje duket sikur je i puthitur me kohen dhe kjo te krijon iluzionin se je bashkekohor se je me kohen. Ne fakt seshte kjo.
Artisti ne pergjithesi sheh pjesen me te erret te realitetit pjesen me te zeze po nuk i shmanget ketij realiteti behet pjese e tij ne menyre qe mbi kete ai te dale me nje propozim tjeter. Une me kete logjike e kam punuar edhe ekspoziten.
Permenda faktin e artisteve qe ne momentin e demokracise kerkuan ta zhvendosin krijimtarine e tyre ne nje dimension te ri. Ky ka qene edhe keqkuptimi i madh qe ka ndodhur ne vend qe ta cojne me tutje problemin e tyre artistik.
Per shembull nje nga piktoret nga me kryesoret e realizmit socialist e shikon qe ben pikture abstrakte dhe ve edhe nje kryq ne tablo. shte nje qellim i jashtem qe sperfaqeson asgje pervecse pjesen e keqe te idese qe ka ai per bashkekohoren nevojen qe ka ai per te qene nje artist i kohes.
Periferite sic e shohim te Viti 11 jane vende te dashura sikur mund te zbuloni prej tyre ndonje gje qe ndodh ne mister.
Periferia ka shume mister sepse cfare sndodh nga me te mirat deri te me te keqijat dhe sigurisht nuk ke vetem ndertesat po edhe njerezit. Kane nje tipar qe i dallon qe eshte edhe ne aspektin ekonomik dhe te kultures. Une jam munduar ta shoh permes nje filli pak me poetik.
Ka intimitet.
shte respekti per keta njerez. Po te shihni dhe ate portretin atje qe ka nje miresi.
Ai portret e hap apo e mbyll ekspoziten
Si te duash ti. Une e shoh ne marredhenie organike me pikturat e tjera te ekspozites.
Ne krahasim me periferite me qoshet e qyteteve qe ju keni trajtuar gjithnje duket kjo dashuri edhe te ngjyrat nuk dominon grija juaj shume shtypese.
Ngacmimin per ngjyren une e mora ashtu krejt rastesisht. Po lyhej nje siperfaqe muri e verdhe afer shtepise sime dhe thashe si do ta duroja sa here hyn e del te shohesh ate ngjyre atje. Pastaj u qetesova dhe mendova qe ndoshta kjo eshte predispozite natyrale qe i ka shkaqet e veta.
Po te dalesh nga Tirana shkon ne nje qytet tjeter gjate rruges ke shume ndertesa te reja me ngjyra te forta te verdhe te kuqe blu. shte si te thuash kjo shije kjo zgjedhje per te jetuar me nje kolorit intensiv. Nuk e di eshte ceshtje e temperamentit e ekspresivitetit te Mesdheut apo eshte ceshtje e moskultivimit. Ndoshta ka dicka te vertete qe eshte pjese e natyres sone e ketij populli qe kerkon pikanten.
fare efekti te ju keto
Kam menduar qe ndoshta duhet respektuar kjo pjese sepse lidhet me nje te vertete pak te cuditshme se si e shijojme ne ose populli yne te bukuren dhe ku e kerkojme te bukuren.
Vendet e periferive jane afer jush
Jo disa jane ne Rubik disa ne Tirane.
Ne Rubik
Po ne Rubik. Une shetis shume edhe gjej material poshte e perpjete. Ka shume ferment Shqiperia nga kjo pikepamje per artistet.
Ekspozita ka nje perplasje te forte te se ultes qe ndodh ne rruge me te larten qe perfshihet ne lojerat politike.
Te dyja pjeset kane nje te perbashket por objekti qe pikturohet eshte ndryshe. Jane objekte qe mbartin nje histori Parlamenti Bashkia e Tiranes qe u prish ne vitet tetedhjete dhe Piramida.
Titulli i ekspozites eshte Viti 11. Ne njefare menyre me takon qe te mos jem indiferent me te takon qe te fiksoj nje gjurme te nje periudhe me ngarkesa te medha politike sociale. Jo se une e kam hapur diskutimin dhe e kam cuar deri ne fund me keto dy piktura. Gjithsesi mendoj qe kjo duhet te jete nje gje qe preokupon ne pergjithesi intelektualet.
Ky rol komentohet edhe si angazhim i artistit.
Perkundrazi. Une nuk jam angazhuar asnjehere ne politike. Ky eshte nje qendrim prej qytetari une e gjykoj ne kete menyre. Ne vitet tetedhjete kur do te prishej Bashkia e Tiranes u hap diskutimi mes nesh si artiste te rinj dhe u merzitem shume sepse ishte nje ndertese vertet interesante. Ne vend te saj u ngrit Muzeu Kombetar.
U prish Pazari i Vjeter dhe u be Pallati i Kultures. U prish Rruga e Dibres dhe u bene tri kullat. Mikrobi i prishjes se gjerave per ta kanalizuar politikisht problemin duke prishur po lufton diktaturen ose duke prishur po lufton mbetjet e nje kohe te kaluar.
Nje situate e perseritur me Piramiden.
Nje situate e perseritur qe mua me krijoi nje shije shume te keqe qe nuk duhet te ndodhe ne nje kohe si kjo e jona. Nuk ka pse te prishet Piramida nuk ka pse ne Sheshin Nene Tereza te ndertohet nje shatervan qe duket si varreze nuk ka pse ne kolonat e ansamblit arkitektonik qe ndodhet Universiteti Akademia e Arteve dhe perballe Stadiumi te ndertohet memoriali i Nene Terezes.
Ti ske te drejte te nderhysh ne arkitekturen e dikujt tjeter. Sigurisht qe keto jane rezultate te mungeses se kultures te shijes pastaj pjesa tjeter e dine te gjithe rezultat i kujt eshte.
Megjithese periferi ne pikturen tuaj ato kane nje lloj jete kurse tablote politike duken memece.
Per shume arsye edhe per nje arsye tjeter qe une desha te mos humbnin monumentalitetin. Perpjekja tjeter ishte qe te mos mbetej e varur nga historia. Edhe ne qofte se kjo pikture shkon ne nje vend ku nuk e njohin kete histori ajo pune te mbetet te kete force si veper arti.
Keto jane dy probleme te veshtira qe une jam munduar ti mbaj bashke me kujdes. Mund te ndodhe qe nje veper te politizohet shume kollaj dhe ne fakt ajo ska lidhje me vleren.
Parlamenti eshte ne vazhdim te nje sere pikturash qe keni bere mbi gjuhen pushtuese te televizionit dhe riprodhimit qe i ben ai realitetit.
shte e lidhur me idene e Piramides por pavaresisht nga ajo me interesoi se si mund te riprodhohet nje situate ku atmosfera brenda tablose te kete njefare lidhje me ate cka ndodh dhe cka e keni pare gjate gjithe ketyre koheve. Parlamenti eshte nje vend ku po ndodh nje gje qe sduhet te ndodhe. Kjo ste le indiferent.
Viti 11 tingellon sikur po flitet per nje vit nga mesjeta nje kohe primitive.
Shume bukur sprish pune...
Perseri dalim tek ceshtja e bashkekohesise se artit me te cilen e niset kete bisede.
Arti nuk ka pse te jete ilustrator i politikes. Gjithmone mendoj qe eshte mire qe gjerat te burojne nga shqetesimet e kohes.
Qendrimi ne menyre te vecante ose me i personalizuar i artistit karshi asaj qe duhet te beje eshte nje gje shume personale ka te beje me kulturen me informacionin e tij me cfare i ka vene qellim vetes cfare do te thote.
shte nje gje subjektive dhe nuk mund tua kerkosh te gjithe njerezve ose nuk mund te thuash nese pa vlere ose me vlere. Problemi me vleren mund te jete edhe ne nje situate ku artisti pikturon ne fund te fundit edhe nje vazo me lule. Per veten time nuk do te kisha pikturuar kurre nje vazo me lule se me duket qe eshte shume pak ne keto momente.
Une keshtu e gjykoj. Kjo ska te beje as me militantizmin as me politiken. Ka te beje me nje ndergjegjesim qe vjen si rezultat i seleksionimit te problematikeve dhe ne fund te fundit ne jemi ne nje moment tashti qe ne pergjithesi ka nje koshience. Nuk eshte se Shqiperia eshte pa nje ndergjegjesim. Edhe detyra e nje artisti veshtiresohet ne kete aspekt. Ai kerkon qe ate seleksionim ta beje me njefare niveli te flase me nje gjuhe me te rafinuar.