E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi te Garda pako per ish-policin

TIRAN - Nje dite pas ngjarjes se ndodhur te henen ne mbremje ne kryeqytet perballe Gardes se Republikes ne hyrje te rruges per ne Liqenin Artificial policia ka perjashtuar ne menyre te perkohshme pistat e nje atentati te mundshem qe sipas tyre mund te lidhet me biznesmenin e ndertimit Genti Sauku. Aktualisht pista dhe versioni kryesor qe po hetohet prej specialisteve te antiterrorit dhe zyres se hetimit te vrasjeve eshte ajo e nje veprimi kriminal ndaj shoferit te Saukut Altin Bega ish-efektiv i policise se komisariatit nr. 5 ne Kamez.

Drejtimi i hetimit nga ana e policise ne kete piste mesohet se eshte kryer gjate dites se djeshme prej specialisteve te zyres se hetimit te Vrasjeve dhe asaj te Antiterrorit. Nga verifikimet e kryera policia ka ngritur dyshimet se autoret e atentatit kane pasur qellim te vrasin shoferin e automjetit Altin Bega i cili ka qene i vetem prane vetures ne momentin e ngjarjes ndersa policia ka shoqeruar ne ambientet e komisariatit te policise nr. 1 dhe ne drejtorine e Tiranes disa persona te dyshuar si te perfshire ne nje krim te tille.

Burimet e policise thane per Shekulli-n se hetimi ne kete piste ne lidhje me ngjarjen eshte drejtuar nisur nga e kaluara e tij dhe puna ne Policine e Shtetit si dhe marredheniet qe ka pasur me persona te tjere me te cilet ka punuar me pare Altin Bega 38 vjec nga Skrapari banues ne Tirane. Nje nga pistat e mundshme te atentatit qe po hetohet prej specialisteve te zyres se vrasjeve eshte ajo e nje atentati qe mund te lidhet pikerisht me te kaluaren e tij ne Polici dhe konfliktet e mundshme qe ai mund te kete pasur ne ate kohe. Burimet e grupit te hetimit thane se po hetojne dhe marrin ne konsiderate edhe veprimtarine dhe aktivitetin e ish-efektivit te Policise se Shtetit Altin Bega pasi ai la radhet e uniformave blu per te kaluar ne aktivitet privat.

Burimet e Policise se hetuesit kane pyetur Begen ne lidhje me ndonje konflikt te mundshem me persona te ndryshem gjate kohes qe ai ka punuar jashte strukturave te Policise se Shtetit. Qe prej vitit 2006 kur ai u perjashtua nga Policia pasi ishte denoncuar per ushtrim dhune ndaj nje qytetari ne Kamez. Me pare ai kishte punuar edhe ne strukturat e forcave te Nderhyrjes se Shpejte ne repartin 712 ne Tirane. Vete ish-efektivi i policise i pyetur nga hetuesit mesohet tiu kete pohuar atyre se nuk kishte ndonje dyshim konkret ne lidhje me kete veprim ndaj tij.


Shpethimi kur shoferi hapi deren
Ish-polici Altin Bega po merrte fuoristraden Audi Q 7 me targa amerikane 197 WEY ne pronesi te Genti Saukut kur ndodhi shperthimi. Ai u plagos lehte ne dore por pa probleme serioze per te. Policia tha se menjehere per ne vendin e ngjarjes shkuan sherbimet e saj specialistet anti-terror specialist anti-eksploziv eksperte xheniere etj. per te hetuar ngjarjen. Shperthimi i forte plagosi lehte shoferin Bega ndersa ai i shpetoi mrekullisht atentatit te organizuar ndaj tij. Nga shperthimi u demtua pjesa e perparme e autovetures luksoze e cila ndodhej e parkuar vetem dhjete metra larg hyrjes kryesore te Gardes se Republikes.

Precedentet e bombave me celular

Avokati Gjokutaj zbuloi bomben ne servis

Ne muajin shkurt te ketij viti avokati i njohur Genc Gjokutaj zbuloi ne nje servis se poshte vetures se tij i ishte vendosur nje bombe me celular. Avokati shkoi ne nje pike te riparimit te automjeteve pasi kishte kuptuar qe ne pjesen e perparme te automjetit kishte nje objekt qe levizte. Kur ai dergoi mjetin per te pare defektin e mundshem zbuloi se ne pjesen e brendshme te parafangos se automjetit siper gomes ishte vendosur nje objekt i huaj. Sapo kuptoi se behej fjale per nje objekt te rrezikshem Gjokutaj njoftoi policine. Efektivet e Policise se Tiranes dhe te RENEA-s kryen neutralizimin e objektit duke provokuar nje shperthim ne te.

Menaxheri plagos pas shperthimit te vetures ne ecje
Me 24 nentor te vitit te kaluar ne mengjes ne rrugen e Elbasanit prane fakultetit Ekonomik ndodhi shperthimi i nje automjeti qe ishte ne levizje. Nga shperthimi mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit ndersa po udhetonte drejt Tiranes kur rreth ores 0840 minuta ai shpertheu perballe fakultetit Ekonomik. Nga atentati drejtuesi i mjetit mori plage te renda ne trup. Menjehere ai u dergua ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet ku edhe iu nenshtrua nje nderhyrjeje kirurgjikale ndersa policia ende po heton ngjarjen per te identifikuar autoret e mundshem te saj.

Bomba ne dhuraten surprize e fshehur ne televizor
Atentati i dates 13 qershor te vitit te kaluar ne Sauk eshte nje tjeter ngjarje e realizuar nepermjet mekanizmit te bombes me celulare. Ne kete ngjarje me 13 qershor te vitit te kaluar mbeten te vdekur tre persona dhe u plagosen rende bashkeshortja djali dhe vajza. Policia pas hetimit te ngjarjes zbuloi se atentatori ishte Luan Dervishi me banim ne Tirane. Pak dite pas ngjarjes blute e drejtorise se Policise se Tiranes zbuluan autorin e dyshuar te krimit i cili u arrestua me akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese nepermjet shperthimit. Motivi i ngjarjes sipas hetuesve ishte vrasja e te zotit te shtepise per qellime hakmarrjeje qe niste nga viti 1997.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›