Edi Rama: Bëhuni përfaqësues të vizionit Për një Rilindje Shqiptare
style="margin:0;padding:0">
Elbasan, 4 mars 2012, NOA - Sa bukur! Janë 600 anëtarët e rinj të PS-së që marrin sot kartën në Elbasan! Bravo organizatorët e RE:FRESSH në qytetin ku qeverisim me sukses...
Kështu e ka komentuar takimin e mbajtur mbrëmjen e të shtunës në Elbasan, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në blogun e tij personal në Twitter.
Në takimin e zhvilluar në kinemanë Millenium të qytetit të Elbasanit, kryesocialisti Rama u bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e politikës për ta ndryshuar atë.
Prindërit tuaj janë në një betejë me papunësinë, me varfërinë, me çmimet e larta, me korrupsionin marramendës që i pengon ata të bëjnë për familjen dhe ju atë që do dëshironin dhe që ju meritoni. Jo sepse ata janë të paaftë, por sepse është politika kështu siç është, që nuk i lejon ata të bëjnë për ju atë që ju takon dhe prandaj ju duhet të luftoni edhe për ta që politika të ndryshojë dhe që asnjë prind të mos ndjehet më kokulur përpara fëmijës, nga pamundësia për të shtruar tryezën dhe për ti plotësuar fëmijës të gjitha ato që i duhen. Dhe nga ankthi i tmerrshëm se kur kapërcen pesëmbëdhjetëditëshi i parë i muajit fillojnë të shterrojnë të ardhurat dhe fundi i muajit ngjan si një horizont i meziarritshëm, u tha Rama të rinjve.
Edi Rama u shpërndau kartat e anëtarësisë 600 të rinjve e të rejave që iu bashkuan FRESSH- it.
Ai i ftoi të rinjtë që të bëhen pjesë e Partisë Socialiste dhe të luftojnë për një program, i cili do të vendosë frymën e së drejtës, që sipas kreut të PS-së është programi i ri politik i PS-së Për një Rilindje Shqiptare.
Bëhuni përfaqësues të vizionit tonë të përbashkët Për një Rilindje Shqiptare. Bëhuni përfaqësues të ideve tona të ndryshme rrënjësisht, nga ato të atyre që qeverisin sot si s ka më keq Shqipërinë. Bëhuni përfaqësues të rrugës sonë që padyshim falë jush, sot është bërë më e besueshme edhe për shumë të tjerë si ju. Ju jeni secili një forcë e ndryshimit dhe bëheni veten tuaj forcën për ndryshimin që ju meritoni sepse nuk ka asnjë dyshim që do ta mbërrini ndryshimin vetëm duke e bërë të ndodh me forcën tuaj, të vendosur dhe të bashkuar me tonën dhe me të gjithkujt që mendon se meriton një vend më të mirë se ky ku sot jetojmë, nënvizoi Rama.
Sipas Ramës të merresh me politikë jo domosdoshmërisht do të thotë të bëhesh politikan.
Të marrit me politikë do të thotë të jesh më shumë sesa një njeri i mirë, do të thotë të jesh një qytetarë i mirë. Politika është një garë, konkurrencë por pse jo dhe një mundësi e mirë karriere, u shpreh kryesocialisti.
Të pranishëm në këtë takim ishin deputetët Ben Blushi, Valentina Leskaj, Shegush Ligori, kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini dhe organizatorë të FRESSH-it.
mit/noa.al