Edi Rama: Do japim abetare falas per femijet e varfer
BERAT-Kryetari i PS-së, Edi Rama gjatë turit të tij për programin u ka premtuar banorëve të Uznovës se, fëmijët e varfër do t’i marrin librat falas. “Duhet t’i japim politikës një zemër, në qoftë se duam t’u japim fëmijëve tanë mundësi të barabarta, qofshin të lindur në Tiranë, qofshin të lindur në periferi të qyteteve apo në fshat”, - u shpreh Rama. “Politika e re, - tha Rama, - dëgjon dhe ndjen problemet e shqetësimet e qytetarëve të këtij vendi”. “Sali Berisha pati pafytyrësinë të thotë se abetaret të jenë falas. Abetaret nuk janë falas. Ato janë shitur një për një, siç janë shitur një për një të gjithë librat e klasës së parë dhe të gjitha klasave të tjera, dhe janë shtuar radhët e fëmijëve që nuk kanë shkuar dot këtë vit në shkollë për shkak të varfërisë. Kjo do të ndryshojë pas 28 qershorit”, - theksoi kreu socialist. “Ne, abetaren dhe librat e shkollës do t’i japim falas për të gjithë fëmijët e varfër, jo me rimbursim, por drejtë e në dorë”, - premtoi kreu socialist.
(d.b/GSH/BalkanWeb)