Fundjava, vijnë për vizitë mbi 800 turistë europianë
Burime nga kapiteneria e portit te Sarandes thanë se, tragetet turistike "Rena 2" dhe "Antigoni", kanë pasur në bord përkatësisht 113 dhe 91 turistë nga vende të ndryshme të botës
SARANDË - Tre anije turistike kanë prekur të shtunën bregun e qytetit të Sarandës, duke sjellë për vizitë disaditore 800 turistë nga disa shtete të Europës. Burime nga kapiteneria e portit thanë se, tragetet turistike "Rena 2" dhe "Antigoni", kanë pasur në bord përkatësisht 113 dhe 91 turistë nga vende të ndryshme të botës, të kontraktuar nga shoqëria turistike "Shkëndija Travel". Ndërsa, pas mesditës së djeshme, në Gjirin e Sarandës ka mbërritur edhe kruaziera e tretë, "Insigna", me 570 turistë në bord.
(d.b/BalkanWeb)