E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, Asamb. PS Greshicë letër proteste Topit e OSBE-ODIHR

Asambleja e PS së Greshicës i ka nisur një letër proteste për kartat presidentit Topi dhe OSBE-ODIHR dhe Ambasadës SHBA në Tiranë. Në këtë letër kreu i asamblesë i njeh ata me faktin se deri më sot në këtë komunë nuk janë hapur zyrat për aplikim. 

MALLAKASTËR- Asambleja e Partisë Socialiste e komunës Greshicë në Mallakastër i dërgon letër protestë kreut të shtetit Bamir Topi, OSBE-ODIHR dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë. Kryetari i kësaj asambleje i drejtohet presidentit dhe organizmave të huaja ku i njeh me faktin se deri më sot në këtë komunë nuk janë hapur zyrat për aplikimin e shtetasve për kartat e identitetit.
Kryetari Bibil Veliaj shkruan se ka bindjen e plotë që ky veprim bëhet në mënyrë të qëllimshme nga ana e qeverisë, në kushtet kur dihet që elektorati i kësaj njësie administrative ka votuar masivisht forcën e majtë. Denoncimi shkon më tej duke u shprehur se veprimi bëhet në vazhdën e përpjekjeve të qeverisë për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Asambleja e Partisë Socialiste e komunës Greshicë në Mallakastër kërkon ndërhyrjen me qëllim hapjen e zyrës për aplikimin e kartave brenda javës , duke kërcënuar në të kundërt me përshkallëzim të protestës deri ne bllokimin e rrugës nacionale Ballsh- Tepelenë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›