E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Kavajë, plagoset rëndë 60 vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një 60 vjeçari ka ndodhur në kryqëzimin e Shëngjergjit në Kavajë. Aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites, ndërsa policia sqaron se i aksidentuari ishte duke drejtuar makinën me targa të kavajës 1143 a. 

KAVAJË- Aksident në autostradë pranë kryqëzimit të Shëngjergjit në Kavajë me pasojë plagosjen e një personi. 60 vjeçari Besnik Gjeci mësohet të ketë mbetur i plagosur në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e përplasjes së dy mjeteve. Aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites, ndërsa policia sqaron se i aksidentuari ishte duke drejtuar makinën me targa të kavajës 1143a.
Ky mjet është përplasur nga një tjetër makinë me targa të Tiranës 0190P, drejtuesi i të cilës është ndaluar nga uniformat blu. Kryqëzimi i Shëngjergjit jo pak herë është bërë vend i aksidenteve të shumta dhe shkak për këtë është mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimi. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›