E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: Ku isha kur u vranë më 21 janar katër protestuesit

TIRANE- Kreu socialist, Edi Rama, tha dje se tubimi i homazhit që do të zhvillohet sot në mesditë do të jetë i qetë, ndërsa mohoi në mënyrë kategorike mundësinë e provokimit të qytetarëve nga ana e policisë.

Këtë deklaratë kreu socialist e bëri në emisionin Tonight Ilva Tare në Ora News. Kreu i opozitës, duke iu rikthyer ngjarjeve të 21 janarit 2011, tregoi se ku ishte ndodhur në momentin që policia u përplas me protestuesit dhe kur u vranë katër protestues. Rama tha se nuk i ka bërë asnjë presion Prokurorisë për këtë ngjarje, madje tha se nuk ka komunikuar asnjëherë me prokuroren e Përgjithshme. Duke folur për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, kreu socialist kërkoi një proces me maxhorancën, ku të binin dakord për një figurë të pranuar nga palët dhe që do të jetë si simbol i unitetit të popullit. Rama nuk e përjashtoi Fatos Nanon si një figurë të mundshme, por gjithashtu u shpreh se PS-ja ende po diskuton për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese interpretimin e nenit që zgjedh kreun e shtetit.

E përjashtoni në mënyrë kategorike një bashkëpunim me Metën?

Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike dhe qytetarët shqiptarë që duan një qeverisje krejt tjetër dhe rezultate krejt ndryshe nga këto të sotmet. Për ti bërë të gjitha këto, ne smund të bashkohemi me ata që janë pjesë e problemeve.

Në momentin kur mësuat se po qëllohej dhe kishte viktima, ku ndodheshit dhe çfarë keni bërë, me kë keni komunikuar?

Këtë e kam thënë dhe herë tjetër. Ne kemi qenë të gjithë së bashku me krerët e koalicionit, me Pandeli Majkon dhe disa të tjerë duke ecur drejt Kryeministrisë dhe aty unë kam parë se si është provokuar turma, pasi me të kaluar urën e Lanës kemi parë blindat që dolën nga pas Kryeministrisë dhe u lëshuan mbi turmën me ujin me presion dhe gazin helmues lotsjellës që të gjithë e morëm në fytyrë. Aty ne bëmë një zmbrapsje, duke qëndruar për një kohë të gjatë tek ana tjetër e urës në dalje të parkut Rinia.

Keni komunikuar me ndonjë në ato momente?

Të vrarët, fatkeqësisht, gjë që e ngarkon me një përgjegjësi absolute qeverinë, kanë marrë plumbat kur protesta ishte në fund. Unë kam komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me deputetët e Partisë Socialiste, duke u munduar të bëja sa mundja në atë zhurmë e rrëmujë të madhe, të cilët ishin në pjesën e përparme të protestës. Ka filmime që deputetë të PSsë kanë bërë çmos për ta tërhequr turmën dhe për ta larguar nga vendi ku kërciti fillimisht një masakër e vërtetë me Forca Speciale. Pra, është absolutisht barbare që sot e gjithë ditën ata që duhet të përgjigjen para Drejtësisë për urdhrat që dhanë dhe ata që hapën zjarr me plumba të vërtetë në lartësinë e trupit të njeriut mbi protestuesit, të jenë ende me uniformën e shtetit dhe madje në krye të qeverisë. Ndërkohë që mos harrojmë se ka pasur me dhjetëra të plagosur, që dora e Zotit i ka shpëtuar nga një fat i keq dhe me qindra njerëz të rrahur nëpër komisariate, dhe ska asgjë për ata që duhet të përgjigjen para Drejtësisë për vrasjet e katër protestuesve të paarmatosur.

Dje, në një intervistë, zoti Berisha ka thënë se ndoshta të vrarët janë shkaktuar nga plumbat rikoshetë të armëve të përdorura nga Garda. Si reagoni pas këtij qëndrimi?

Mendoj se i pari i qeverisë ka ndryshuar pozicion, i vetëdijshëm se rruga për ti shpëtuar së vërtetës ka nisur të ngushtohet dhe broçkullat me stilolapsa pistoletë e me çadra pushkë, apo me puç të organizuar për të përmbysur pushtetin e tij të korruptuar nuk i ha askush dhe sgjejnë asnjë përputhje në provat që disponon sot i gjithë publiku falë mediave. Pas protestës, nuk ka pasur asnjë gëzhojë në bulevard, por ka qenë e mbushur me gëzhoja e gjithë hapësira brenda gardhit të Kryeministrisë, që do të thotë se qeveria zgjodhi të Kreu socialist, Edi Rama, tha dje se tubimi i homazhit që do të zhvillohet sot në mesditë do të jetë i qetë, ndërsa mohoi në mënyrë kategorike mundësinë e provokimit të qytetarëve nga ana e policisë. konfrontohet me armë me protestuesit, që nuk kanë prekur territorin brenda gardhit të Kryeministrisë, por dhe nëse do ta kishin prekur smund të merrnin përgjigje me zjarr. Kjo është barbari e patolerueshme.

Ju duk e vonuar ardhja e ekspertizës nga ekspertët e FBI-së për 21 janarin?

Si mund të më duket e vonuar kur bëhet fjalë për ekspertizën më të lartë botërore dhe jam shumë i kënaqur që këtij procesi iu dha mbështetja e asaj ekspertize falë angazhimit të SHBA-ve për të mbështetur një hetim të thellë, të paanshëm dhe deri në fund të asaj që ndodhi më 21 janar. Besoj se rezultatet e ekspertizës së FBI-së do të jetë e vështirë që tu dalin paloburrat e Shqipërisë dhe tu thonë se do të marrim ekspertë vendës se ju nuk e njihni realitetin.

Cili është qëndrimi juaj ndaj punës së Prokurorisë për të hetuar 21 janarin?

Dua të shtjelloj pak, se ka pasur shumë padi të ngritura për protestues, siç ka pasur dhe gjyqe apo protestues të dënuar për përdorim dhune, sepse kanë qëlluar me gurë, me shkopinj, sepse mund të kenë qëlluar me molotov, por skemi sot e gjithë ditën njerëz të ndëshkuar për vrasje. Mirëpo, nga ana tjetër, jam i vetëdijshëm se ky mund të ketë qenë hetimi më i vështirë i prokurorisë, sepse ka pasur që sekondën e parë një përpjekje mafioze për të fshirë gjurmët dhe provat.

Nga kush?

Nga ata që duan ti shmangen Drejtësisë dhe kanë në dorë që të fshijnë prova dhe gjurmë dhe jo nga opozita, nga ata që kanë fshirë serverin e Kryeministrisë, sepse nëse aty do të gjendej prova e dhunës ndaj institucioneve nga njerëz të armatosur me stilolapsa pistoletë me çadra pushkë, apo të futur në oborrin e Këshillit të Ministrave për të marrë Kryeministrinë, të jeni të sigurt se serveri nuk do të ishte fshirë. Provat janë fshirë, sepse aty ka pasur diçka tjetër. E dinë ata që i kanë fshirë, ashtu sikundër edhe një sërë përpjekjesh për të fshirë prova që janë çështje teknike. Padyshim, pa mbështetjen e FBI-së ky hetim sdo të mund të arrinte në konkluzione shkencore, bindëse për gjithçka që mund të zbardhet, bazuar mbi ato prova që mund të mblidhen.

Keni komunikuar me prokuroren e Përgjithshme, zonjën Ina Raman ditët e hetimit të 21 janarit? Ka dekonspiruar ajo hetimet, siç është shprehur dhe Kryeministri?

Unë me prokuroren e Përgjithshme, për të cilën kam një respekt, sepse është një grua në një pozicion jashtëzakonisht të vështirë, kam komunikuar vetëm njëherë qysh se ajo është në këtë detyrë dhe nuk e kam njohur kurrë më parë. Ky komunikim ka qenë publik, në zyrën e saj, kur kam shkuar dhe kam shprehur të gjitha shqetësimet si lider i opozitës lidhur me punën e Prokurorisë. Të gjitha rastet e tjera kanë qenë thjesht takime kortezhe, shtrëngime duarsh, përshëndetje normale në mjedise publike.

Më 21 janar dhe në ditët pasuese nuk keni komunikuar me të?

Asnjëherë.

Si ka qenë pozicioni i Presidentit Topi për 21 janarin, a ishte i mjaftueshëm?

Në rast se më pyesni si lider i opozitës, i opozitës së vrarë në 21 janar, ka qenë i dobët, sepse ka ekuilibruar pozicionin mes reagimit të dhunshëm të protestuesve dhe vrasjeve me pushkët e shtetit. Por, në rast se u referohemi akuzave monstruoze që i janë bërë, që turpërojnë familjen shqiptare, atëherë pa dyshim, qëndrimet e tij kanë qenë tërësisht të baraslarguara nga palët. Te ky baraslargim në rastin e 21 janarit unë shoh një dobësi, por është absurde dhe e turpshme që Presidenti i Republikës të akuzohet ashtu siç u akuzua, duke u pështyrë, më falni, publikisht nga foltoret e qeverisë.

Çfarë do të jetë nesër zoti Rama, homazh për këto viktima, apo revoltë ndaj këtij regjimi që ju përshkruani?

Nesër do të

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›