E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama: Nuk e votoj imunitetin në gusht, sa të jem unë gjallë!

02-08-2012 / Gazeta 55

Kryesocialisti, karshillëk edhe Komisionerit për Zgjerimin Europian Stefan Fyle

Edi Rama, menjëherë pas vënies dje në dijeni për letrën që Komisioneri për Zgjerimin Europian Stefan Fyle, i kishte dërguar Kryemsitrit Sali Berisha, doli në ekranin e një televizioni dhe “këndoi” refrenin e tij, “uk votojmë heqjen e imunitetit në 6 gusht”.
Karshillëku i Edi Ramës, ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve, i demonstruar edhe pas çdo takimi me trojknë e ambasadorëve në Tiranë, edhe dje nuk kishte ndonjë argument të ri, e aq më tepër bindës, përveç kushtit, për ndryshime të tjera kushtetuese.
Në “këndimin” e radhës të të njëjtit refren, Edi Rama nuk harroi gënjeshtrën e madhe, për datën e 6 gushtit, që sipas tij dhe vetëm atij, “nuk përfaqëson asgjë për në, është datë e njëanshme e vendosur arbitrarisht, duke copëtuar një proces në mes”, gënjeshtër që nuk ka guximin ta pohojë as Gramoz Ruçi, pse ai e di se ka votuar vetë në mbledhjen e 12 korrikut të Byrosë Parlamentare, për 6 gushtin, si një datë jo e njëanshme për heqjen e imunitetit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›