Edi Rama: Partinë e dua të pastër
Kryetari i PS, Edi Rama, përfaqësues i trashëgimisë së nomenklaturës staliniste, po rikthen publikisht metodën e “forcimit të partisë duke e pastruar nga elementët antiparti”. Largimi i Asllan Dogjanit e Skender Hasës, si dhe i shumë emrave me kontribute politike në PS, janë pjesë e strategjisë së krijimit të rrethit të ngushtë të puthadorëve të Edi Ramës. Sinjalet për një “Asamble-plenum” sinjalizojnë për një fushatë të brendshme përjashtimesh nga lista, ku spastrimet përqendrohen në Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier, Berat e Vlorë
Grupet armiqësore gjatë regjimit Enverist krijoheshin sipas situatave sa herë që e kërkonte nevoja. Procese të sajuara, akuza të pavërteta, ku të gjithë dilnin elementë antiparti dhe spiunë të agjenturave imperialiste e kapitaliste dënoheshin dhe ekzekutoheshin jo vetëm fizikisht, por edhe historikisht nga defteri i Partisë së Punës. Është një listë e gjatë elementëve antiparti të ekzekutuara me urdhër të Enver Hoxhës, fillon me Llazar Fundon e Anastas Lulon dhe mbaron me Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Feçor Shehun e e Llabi Ziçistin. Edhe në Partinë Socialiste, si trashëgimtare e kulturës moniste, zhdukja e elementit antiparti është bërë prioritet politik. Parimi i Miladin Popoviçit “partia forcohet duke e pastruar, kur nuk ke armiq, krijo armiq”. Kjo metodë u përfaqua prej Enver Hoxhës dhe në një formë më moderne nga Edi Rama. Nuk mjaftoi përjashtimi nga partia i Kastriot Islamit, apo largimi ba bujë i Andis Harasanit (në vend të tij Parid Cara) dhe Rudina Seserit nga PS-ja. Kreu i PS, Edi Rama “zbuloi” së fundmi elemëntë të tjerë antiparti në Kukës, ku mënjanoi deputetit Asllan Dogjani. Mediat afër Edi Ramës flasin për një “shitje” të Asllan Dogjanit tek kundërshtarët kapitalistë. Megjithatë kryetari i PS Edi Rama komandoi në krye të rrethin e Kukësin një të besuar personal, duke dhënë mesazhin se në Kukës s’ka socialistë të vërtetë dhe që ngritja në parti nuk vjen nëpërmjet kontributeve apo karrierës brenda strukturave, po për afërsisë me kryetarin e Madh. Ndërsa në Elbasan, Edi Rama zbuloi të tjetër celula anti-parti si deputeti socialist Skendër Hasa dhe kreu i PS së Peqinit Bukurosh Maçi për ta zëvendësuar me një “prurje” të re si Alfred Peza, i cili do të punojë nën presion, pasi në këtë qark Eduart Shalsi dhe Ben Blushi janë në një luftë të ftohtë. Në listën e elementëve antiparti në Elbasan janë identifikuara edhe Damian Gjiknuri dhe Valentina Leskaj, të cilët s’e kanë të sigurt kandimin pas hyrjes në listën e Elbasanit të Bashkim Finos. Valentina Leskaj ka fatin që në një farë mënyrë është qiradhënëse e familjes Rama. Por Edi Rama s’ka besim tek askush në parti, prandaj edhe po ndërton struktura paralele të spiunësh dhe provokatorësh, të cilët janë të ngarkuar të përgjojnë dhe të provokojnë deputetët dhe drejtuesit e grupeve të punës në qarqe. Sistemi i kontrollit të kryqëzuar të listës së deputetëve në PS dhe grupit të punës po amplifikon anët më negative të njeriut: shpifjen dhe gënjeshtrën e kontrolluar. Duket e çuditshme që një kryetar opozite ka tetë vite në opozitë dhe 5 muaj përpara zgjedhjeve të ngrejë struktura paralele në PS për të vëzhguar sjelljen në qarqe të kryesve të listës dhe grupeve të punës. Në listën për kandidat në Tepelenë ka dalë emri i Genc Gugës, megjithëse nuk dihet fati i Gramoz Ruçit, si ligjbërës socialist në këtë qytet. Në listët e qarkut të Beratit koka e Marko Bello është ofruar në tepsi nga Erjon Braçe, i cili ka bërë një pakt mos sulmimi me Fidel Yllin, që për Braçen tha se është modeli i tij. Në listën e qarkut të Korçës elementi antiparti është identifikuar në dy emra, Alfred Dalipi dhe Arben Ahmetaj, ndërsa të konfirmuar janë Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Erjon Veliaj. Sidoqoftë lexuesit e mirinformuar për “grupet antiparti” që dilnin në vend, sa herë ndryshonte aleancat Enveri në funksion të pushtetit të tij, e kuptojnë logjikën “përjashtuese” të Edi Ramës, i cili po përgatitet të bëjë një “asamble-plenum” për të goditur njerëzit që mendojnë ndryshe dhe që e kanë të vështirë të sinkronizojnë zemrën e tyre më rrahjet totalitariste të kryetarit të PS.