E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me prurjet e reja të së majtës, vetëm të majtë nuk ka

19-02-2013 / Gazeta 55

Ditët e fundit Edi Rama po nxiton të “injektojë”, ato që ai i quan “prurje të reja” në PS. Historikisht këtë ka bërë. Jo më larg se zgjedhjet e kaluara, këto “prurje” ishin, gati-gati “përmbytje”. Por, katër vjet më vonë, nëpërmjet të njëjtës “skemë” prurjesh, ku diku keqpërdor emrin e ndonjë gazetari, dhe diku tjetër emrin e ndonjë emigranto-biznesmen, kreu i PS-së, po përcjell mesazhet në radhët e “të vejturve”, se ka ardhur kohë të mos “ju shohë më surratin”...

Pragu i zgjedhjeve të përgjithshme, natyrshëm, të paktën deri në shpalljen e listave me kandidatë, që korrespondon edhe me fillimin zyrtar të fushatës elektorale, nuk mund ti shpëtojë debateve nisur nga emrat e hedhur në “tregun” e kandidaturave. Për shkak të kompleksit të Edi Ramës për të “shitur” aty-këtu ndonjë emër të përveçëm kandidati si “prurje e re” në radhët e PS-së, ai (Edi Rama) ia ka dalë që të jetë epiqendra e këtij debati.
Por vetëm kaq...
Sepse përpos “marketingut” të Edi Ramës, emrat e përveçëm të prezantuar aty-këtu prej tij si “prurje të reja” të PS-së, të lënë përshtypjen, pse jo dhe bindjen, se janë asgjë më shumë se sa “dru pas koke”, si mbi prurjet e shitura si “të reja” jo më larg se viti 2009, por edhe mbi disa të vjetër të tjerë, të cilët megjithatë mbeten më të rinj, për sa i përket bashkëngjitjes së tyre, krahasuar me atë të Edi Ramës, në radhët e PS-së.
Kishte boll “prurje të reja” të Edi Ramës në emër të PS-së, në vitin 2009. Të tillë ishin, bie fjala, Fidel Ylli (ai që në vitin 2011 betohej se PS-ja do të fitonte 10 me 0 në zgjehdjet lokale, por që rezultati u nda 8 me 2..., por për koalicionin e PD-së ndaja tij të PS-së), Ermonela Felaj, Rudina Seseri (ylli që më shumë i mbahet mend fikja se sa ndriçimi), Shegushe Ligori, Skënder Hasa, Fatos Tushe, Ervin Koçi, Olta Xhaçka (e cila meritë ët vetme ka si ish-nusja e Shemsie Kadrisë), Asllan Dogjani (më i fundmit ish-polic, i zemëruar dhe vetëshpallur armik), Sajmir Tahiri, Eglantina Gjermeni, Ledi Shkreli, Ditmir Bushati, Artan Gaçi, e ndonjë tjetër... Të gjithë këta, “hëngrën kokat” e disa prej atyre që ishin investuar për Edi Ramën kryetar të PS-së.
Por, nga kjo kategori, që Edi Rama, tashmë “nuk do ti shohë as sytë”, kanë mbetur edhe disa. Ndaj, në emër të “prurjeve të reja”, Edi Rama po “promovon” disa “kokë-ngrënës” të tjerë, të cilët vetëm lidhje me PS-në, nuk kanë.
Bie fjala, duke besuar se deri disa ditë më parë, Alfred Peza, “prurja më e re” që “la pa mend” edhe Skënder Hasën në Peqin, ishte thjesht dhe vetëm një “i pavarur”..., sot të ketë lidhje me PS-në.
Po Parid Cara, çfarë lidhje mund të ketë me PS-në..., për më tepër çfarë kontributi... Një emigranto-biznesmen (specie jo e re kjo për standardet e përzgjedhjes së kandidaturave prej Edi Ramës), pa pritur, një ditë “shitet” (jo për Kavajën) por për socialistët, si “shpëtimtari” i Kavajës.
Pa u ndalur te emrat e lakuar nga mediat, por të “pa prezantuar” ende publikisht prej Edi Ramës si “prurje të reja”, diku një prokuror, apo diku një mjek dhe diku tjetër një ish-polic tjetër, e diku një tjetër emigranto-biznesmen, vetëm lidhje mes tyre dhe PS-së nuk mund te gjendet... Ose, më saktë, gjendet një lidhje..., e cila nuk qëndron aq te “gjetja e vetes” së këtyre kandidatëve për kandidatë, te PS-ja, se sa (përpos të mos kuptuarit e tyre) për keqpërdorimin si vegla të Edi Ramës, për të “ngrënë edhe ato koka”, me të cilët ende kreu i PS-së, “ka disa llogari pa mbyllur”...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›