Edi Rama Protestat do te vazhdojne

Edi Rama konference
Tirane 4 shkurt 2011 NOA- Pas perfundimi te tubimit te organizuar nga Opozita e Bashkuar nen drejtimin e Partise Socialiste kreu i saj Edi Rama mbajti nje konference per mediat.
Ne hyrje te fjales se tij ai falenderoi qytetaret qe u ben pjesemarres ne protestat e Vlores Lezhes Korces dhe Tiranes.
Ai ka paralajmeruar se protestat kunder regjimit do te vazhdojne te premten e ardhshme me qytetare qe do te tubohen ne njesi te ndryshme bashkiake te kryeqytetit.
Duke iu kthyer situates politike kreu i PS ka nenvizuar ashtu si dhe dite me pare se mbajtja e zgjedhjeve vendore te 8 majit eshte e pamundur.
Ndersa lidhur me pranine e opozites ne Parlament kreu i selise roze tha se ai po bojkotohet nga Saliu dhe Jozefina duke e mosthirrur ate.
Lidhur me viziten e dyte te te derguarit te BE-se per dialogun politik kryeopozitari u shpreh se Z. Lajcak ka qene plotesisht transparent me ju dhe me shqiptaret dhe nuk ka fshehur asgje ndaj opinionit publik te ketij vendi qe do te thote qe une nuk kam asgje per te shtuar.
Me tej ai shtoi se. Une kam qene jam dhe do te mbetem i bindur se dialogu eshte nje mekanizem i patjetersueshem ne nje proces politik. . Ne jemi teresisht te vendosur ta luftojme demokratikisht kete regjim kusarie qe sillet me zi sesa nje regjim pushtues por nga ana tjeter pavaresisht sjelljes se tyre si pushtues keta zoterinj e zonja qe sot kane kapur shtetin per interesat e pushtetit jane edhe bashkeqytetare tanet qe do te thote se ne ketu jemi e ketu do te jemi perseri bashkerisht sepse ky eshte atdheu yne. Thene te gjitha keto ska asnje dyshim se takim per takim dhe muhabet per muhabet mes meje e Saliut nuk mund te kete.
Lidhur me sulmet dhe punen e Kryeprokurores lideri i socialisteve theksoi Prokurorja e Pergjithshme eshte nje njeri i cili eshte ne detyre dhe per detyre ka te perfaqesoje nje institucion qe eshte i pavarur nga qeveria dhe nga Partia Socialiste. Gje qe ne vleresimin tim e ben mjaft mire.
a.y/NOA
Tagsbojkot edi rama proteste zgjedhje