E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Zilia e liberalizimit te vizave solli dhune

Meta ne Shkoder

Shkoder 4 shkurt 2011 NOA- Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta eshte ndalur sot ne turin e tij para elektoral ne qytetin e Shkodres.

Ne nje takim te zhvilluar ne Teatrin Migjeni Meta i ka uruar mireseardhjen anetareve me te rinj te LSI-se te ardhur nga Partia Socialiste.

Meta duke shfrytezuar rastin ka falenderuar gjithe popullin e Shkodres per solidaritetin e treguar gjate fatkeqesise natyre.

Me tej ai eshte shprehur edhe por videon e publikuar pak koha me pare mes Metes dhe Priftit.

Gjate fjales se tij ai ka thene se videoja e montuar do cmontohet si politika e dhunes.

Ata politikane qe urdheruan dhe fabrikuan ne televizionet e tyre ne Tirane lajmet se vdiq nje ketu e se vdiq nje atje nga permbytja vetem per ta perdorur si nje kapital politik kunder qeverise per te luajtur me nje fatkeqesi natyrore dhe njerezore dhe ju i dini shume mire se cilet jane ata. Edhe une e di po kaq mire sa ju se cilet jane ata dhe se cili eshte ai me kryesori. Me kryesori eshte ai i cili mori persiper te montoje nje video televizive dhe ne ne menyre shume ligjore do ta cmontojme jo vetem ate por gjithe politiken e dhunes te urrejtjes dhe te vellavrasjes qe ai kerkon te fuse midis shqiptareve dhe midis shkodraneve u shpreh ai.

Kreu i LSI-se deklaroi me tej se Montoi nje video jo thjesht per te demtuar Ilir Meten apo forcen politike qe une perfaqesoj jo thjesht dhe vetem per te demtuar nje qeveri dhe nje maxhorance legjitime por montoi me vetedije te plote nje video dhe doli garant para te gjithe shqiptareve se ajo ishte e vertete vetem e vetem per te frymezuar dhe per te justifikuar politiken e dhunes dhe ai eshte pergjegjesi kryesor per vrasjen e tre qytetareve te pafajshem. shte pergjegjesi kryesor per plagosjen e dhjetera policeve dhe qytetareve te pafajshem. shte fajtor kryesor per demtimin e imazhit ne menyre krejtesisht te pamerituar te Shqiperise.

Ndersa per ngjarjet e 21 janarit ai theksoi se Dhuna u nxit per te prishur imazhn e Shqiperise pas liberalizimit te vizave dhe se politika e dhunes u zhvillua kunder zhvillimit ekonomik e turizmit.

Nder te tjera Meta theksoi se Levizja Socialiste per Integrim do te fitoje ne zgjedhjet e 8 majit.

a.y/NOA

Tagsdhune liberalizim viza LSI Meta turi Video

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›