Sekui tek bektashianët: Promovojmë të njëjtat vlera
TIRANE- Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui ka vizituar Kryegjyshaten Boterore te Bektashinjve, me rastin e festës së Sulltan Novruzit.
Sekui tha për gazetarët se është i frymëzuar me fjalët e Baba Edmond Brahimaj.
Diskutuam për vlera si paqja dhe harmonia, që janë edhe vlera që kërkon të promovojë Bashkimi Evropian- tha Sekui.
Baba Edmond Ibrahimaj falënderoi për vizitën ambasadorin, si dhe për përpjekjet që po bën për të çuar përpara Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
E siguruam ambasadorin, që edhe populli shqiptar do ti plotësojë 12 pikat për të hyrë edhe ne në Bashkimin Evropian- tha Baba Edmond Brahimaj.