E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takim me romët: Qeveria do ju sigurojë banesa normale

Kryeministri Berisha prit sot një përfaqësi të komunitetit rom të shoqëruar nga kryetari i Unionit të Romëve të Shqipërisë “Amaro-Drom” z. Skënder Veliu dhe përfaqësues të tjerë të shoqatave në mbrojtje të këtij komuniteti.

I kam dhënë porosi Ministrisë së Punëve Publike dhe Entit Kombëtar të Banesave që familjet që kanë humbur strehimin e tyre të sistemohen dhe të strehohen në kushte normale.” – u shpreh Berisha në këtë takim.

Kryeministri Berisha i siguroi se qeveria është angazhuar tashmë për strehimin e tyre dhe se do të bëj gjithçka që mbarë komuniteti rom në Shqipëri të ketë një jetë më të mirë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›