E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama dështoi me bllokimin e statusit, mban peng projekt ligjet për pazare të ulëta

25-09-2012 / Nga Artur Bego

U desh që Edi Rama të udhëtonte vetë deri në Bruksel, për të kuptuar se statusi i vendi kandidat për Shqipërinë tashmë është fakt dhe thjesht vetëm çështje kohe. Por, më tepër se të kuptuarit, duket në Bruksel ia kanë përplasur në surrat me zë e me figurë Edi Ramës, se ai nuk mund të mbajë ende peng statusin e Shqipërisë si vend kandidat për në BE. Teket e nazet e tij, kushtet për kushtet e tentuara për tu vendosur nga ai, për Brukselin kanë qenë mjaftueshëm bindëse, që fatin e Shqipërisë të mos ia lënë në dorë Edi Ramës…
Dhe dje, Edi Rama lëpiu atë që ka vjellë prej kohësh dhe pranoi e arikuloi se “ekziston mundësia që Shqipëria të marrë statusin”.
Por, më tepër se të kuptuarit se Shqipëria tashmë për thjesht dhe vetëm çështje kohe, pret marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, Edi Rama kuptoi një gjë shumë të madhe, se ai është një gjë pa vlerë dhe i pa rëndësishme, deri në atë farë mase sa nuk mund të bllokojë aspiratën e shqiptarëve për integrim në Europë… Sepse nuk janë Fatmir Xhafaj, Shegushe Ligori, Vasilika Hysi… etj…, etj…, që certifikojnë sjelljet plot teke e naze të  Edi Ramës, apo ëndrrat e tij, të para me sy hapur, e të shprehura me zë e me figurë, për dhënie statusi Shqipërisë me dy etapa (kohë)…, por janë disa të tjerë, të cilët nga Brukseli detyruan Edi Ramën të lëpijë vjelljet e tij.
… Ndërsa disa të tjerë vazhdojnë të vjellin ende në Tiranë…
Një nga këta është Fatmir Xhafaj, i cili për gjëra që nuk i besonte dje duhej “të kundërshtonte” mosdhënien e konsensusit për projektligjin e Gjykatës së Lartë, i kapur pas një moszbatimi të pretenduar të një vendimi të gjykatës për qarkun e Fierit, argument i servirur ky prej Gramoz Ruçit.
E rëndë...
Të përdorësh “hallin” e Gramoz Ruçit për pengmarrje të projektligjit të Gjykatës së Lartë.
Më e rëndë një sjellje e tillë për Fatmir Xhafajn, bëhet po të kihet parasysh dhe të kujtojmë se dy javë më parë, në të njëjtin debat për të njëjtin projektligj të Gjykatës së Lartë, Fatmir Xhafaj sërish ishte “kundër”, por me tjetër argument, i cili as më shumë e as më pak lidhej me kushtëzimin e kalimit fillimisht për miratim të ndryshimeve kushtetuese, e pastaj të merreshin me projektligjin e Gjykatës së Lartë. Debati për ndryshimet kushtetuese mori fund, heqja e imunitetit u miratua dhe ja, ku shfaqet Gramoz Ruçi, i cili nxjerr nga mënga “asin” e tij dhe ia lë në dorë Fatmir Xhafajt, i cili fillimisht duhet të lëpijë çfarë ka thënë dy javë më parë e të vazhdojë më pas të vjellë për argumente që edhe vetë nuk i beson..., vetëm e vetëm të justifikojë mosdhënien e konsensusit për miratimin e projektligjit për Gjykatën e Lartë... Dhe bashkë me këtë pengmarrje, njëherazi, Gramoz Ruçi nëpërmjet Fatmir Xhafajt dhe Edi Rama nëpërmjet Gramoz Ruçit, mbajnë peng edhe hyrjen në fuqi të Ligjit, tashmë të miratuar, për Gjykatën Administrative.
Të mbetur lakuriq, e të çarmatosur nga armët për pengmbajtjen e statusit të vendit kandidat, Edi Rama, Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj..., etj..., etj..., tashmë bojkotin e tyre, ndaj të cilit u rikthyen dje me bllokimin e projektligjit të Gjykatës së Lartë, po e shfrytëzojnë thjesht dhe vetëm, për të shtyrë përfundimin e punëve të pista, nëpërmjet shtyrjes së hyrjes në fuqi të ligjit për Gjykatën Administrative, ndërsa po shfrytëzojnë edhe pengmbajtjen e projektligjit për Gjykatën e Lartë, me shpresën se mund të arrijnë ndonjë pazar, të ulët, por të kënaqshëm, kur të vijë puna për emërimin e anëtarëve të kësja trupe gjyqësore.
Se sa do ia arrijë këtij bllokimi të radhës Fatmri Xhafaj, i cili ka marrë në dorë flamurin e luftës me mullinjtë e erës, ngelet thjesht dhe vetëm të presim e shohim, kur ai do të lëpijë këto vjelljet e ditëve të fundit. E ka bërë më parë..., kur vinte baste publike, se Shqipëria nuk e merr statusin e vendit kandidat edhe në qoftë se opozita jepte konsensusin për miratimin e heqjes së imunitetit... dhe jo tashmë që për hatër të Gramoz Ruçit, pse të mos lëpijë vjelljen për një vendim të pretenduar dhe si pretekst, për moszbatim për qarkun e Fierit...
Po Edi Rama çfarë do të bëjë...?!
Hiç...!
Ose më saktë, asgjë më shumë nga çfarë ai di të bëjë më mirë..., se sa rikthimi i tij te sjellja e pritshme ekstreme pas marrjes së statusit të vendit kandidat, pse jo edhe me vjellje-lëpirjet e radhës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›