E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama dhe deputetët e tij i prenë shqiptarëve rrugën e integrimit”

20-05-2013 / Gazeta 55

Arben Imami prezanton kandidatin për deputet në Përrenjas, Eduard Selami”: “Më 23 qershor, fitore si në vitin 1992”

Në vijim të turit të tij elektoral, kryesuesi i zgjedhjeve si edhe Ministër i Mbrojtjes Arben Imami është ndalur në qytetin e Përrenjasit, i shoqëruar edhe me kandidatin për deputet Eduart Selami. Imami e ka cilësuar këtë takim si ai i viteve 1990 duke deklaruar se “kjo pritje është shumë entuziazmuese, pasi kjo parti në tetë vite ka krijuar vëmendje dhe shumë respekt për ju qytetarë”. “Sepse në kohë të vështira që po kalon Europa, ku papunësia po rritet, në Shqipëri po ulet, në Shqipëri po ngrihen rrogat dhe pensionet, sepse me Sali Berishën me kryeministrin tonë ne arritëm që edhe në këto kohë të vështira të vazhdojmë investimet. Këto rrugë, këto tunele, me këto vepra madhështore që nuk janë parë në historinë shqiptare, janë shprehje e forcës së energjisë tonë për ta çuar këtë vend përpara për të zhvilluar për ta integruar Shqipërinë në Europë”, tha Imami.
Duke u ndalur tek zgjedhjet e 23 qershorit Imami e cilësoi këtë ditë si shumë të rëndësishme pasi sipas tij “është e një rëndësie të madhe zgjedhja që duhet vazhduar me këtë alternativë, për më shumë punë, mirëqenie, me pak taksa, më shumë shkolla  e qendra shëndetësore, apo do të vazhdojë me alternativën e bllokimit”. “Edi Rama i preu rrugën shqiptarëve, i preu rrugën e tyre të integrimit, Shqipëria prej katër vjetësh duhet ta kishte marrë statusin e vendit kandidat, bojkotoi parlamentin, bëri grevë urie, bëri 21 janarin dhe më në fund nuk i votoi as 3 ligjet që ky vend të hyjë në Europë, jo dhe jo, për interesin e tij. Ai dhe deputetët e tij nuk votuan për rrugën, dhe nuk kanë  votuar asnjë projekt për të zhvilluar Shqipërinë, që i jep më shumë punë, pensione, më shumë rroga Shqipërisë. Është e qartë si drita e diellit me errësirën e natës politika e Edi Ramës dhe politika e Sali Berishës. Duke vlerësuar figurën e kandidatit për deputet Eduart Selami për qytetin e Përrenjasit, Imami edhe një herë shprehu bindjen se në zgjedhjet e 23 qershorit ai  do të jetë përfaqësuesi i Përrenjasit në parlamentin shqiptar.
Nga ana e tij, z.Selami duke shprehur bindjen e fitores së PD në të gjithë Shqipërinë ka deklaruar se “me patriotizmin tuaj ne kemi vendosur që zgjedhjet e 23 qershorit nuk janë zgjedhje të zakonshme, por janë festë siç ishte vitit 1992 si një Shqipëri europiane. Ne demokratët u bëjmë thirrje edhe elektoratit të majtë që në 23 qershor të votojnë për të gjithë Shqipërinë të votojnë për PD”- përfundoi Selami.
Imami prezanton Irena Prognin në Gramsh: Do të tejkalojmë numrin e deputetëve krahasuar me katër vite më parë/Ministri i Mbrojtjes njëherësh kryesuesi i zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit, Arben Imami, ka prezantuar në Gramsh kandidaten për deputete të këtij qyteti, Irena Progni një vajzë nga ky qytet. “Jam i bindur se ju qytetarët e Gramshit në mbështetje të PD do të votoni për Irenën sepse me të vërtetë ne jemi të angazhuar të gjithë për ta çuar Irenën në parlament. Kjo nuk është një fjalë, pala tjetër nëse para tre muajsh mendonin se kanë gjëra të sigurta do të përpiqet të mbajë rezultatin 7 me 7. Por ne jemi të bindur se me një punë të mirë, me të gjithë investimet që kemi bërë për qarkun e Elbasanit, me këtë perspektivë të madhe pune që hapet në të gjithë qarkun, por të them të drejtën më tepër se në të gjithë në Gramsh, ne i kemi të gjitha shanset që me hapjen e rrugës Elbasan – Tiranë të shkojmë më tepër se 7 me 7, ky është objektivi ynë. Kur them se Gramshi duhet të votojë fort për parlamentin shqiptar kjo është diçka e sinqertë që luftoj dhe mendoj”, tha Imami. Imami deklaroi se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë më të mirat në histori dhe qytetarët do të votojnë për të ndëshkuar politikën bllokuese të Edi Ramës. Sipas tij, me marrjen e statusit të vendit kandidat, Shqipëria do përfitojë çdo vit 400 milionë euro nga fondet e BE. “Këtë radhë Shqipëria do të kalojë një palë zgjedhje të mira sikurse në 2009 dhe brenda këtij viti do të marrim statusin e vendit kandidat, në këtë moment situata do të ndryshojë. Janë 300- 400 milion euro në vit që do të vijnë nga Brukseli në drejtim të Tiranës, dhe Shqipërisë. 400 milion është fatura për të gjithë Shqipërinë, mendoni sa e lehtë do të jetë dhe sa e lehtë do të ishte nëse Edi Rama do të kishte penguar integrimin e vendit në Europë” - deklaroi Imami.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›