Edi Rama dhe leksionet e tij politike në çadrat e zjarrit
Edi Rama është njeriu i cili nuk dihet në ç’frazë mund të besohet, në cilën jo. Për çdo shprehje të tij, mund të gjendet shprehja e kundërt, po nga ai. Në „Kurbanin“ vetëm një fjali është e besueshme: „Kjo është e vërteta ime“. Mos ka edhe një nxitje të brendshme, në të vetmin rast kur mund të jetë i kthjelluar, se kjo thënie është e pakuptimtë? Sepse nuk di të shprehet thjesht: „Ky është mendimi im“. Sepse nuk mund të ketë dy „të vërteta të kundërta“. E vërteta asgjësohet nëse né u dashka të pranojmë që Edvini është antikomunist me flatra, madje ekstremist, se enveristët duhet të varen në litar. Të pranojmë, nga ana tjetër, se Enveri na qenkësh hero legjendar, i idolatrizuar në Konferencat e Pezës, çdo 16 shtator. Për atë mendimin parak, po japim disa mendime nga libri “Shqipëria, zgjim i dhimbshëm” i dhënë edhe në anglisht “Albania painful aßakening”. Ky libri i dytë mund të quhet si vëllimi i 2-të i “Refleksioneve”. Pa u zgjatur shumë, mund ta pasqyrojmë Haxhi pishmanin, me disa citime: “Komunizmi që ne njohëm ishte versioni më i dhunshëm i llojit”. Vazhdojmë me një citat tjetër: “Procesi i ringjalljes së mendimit të lirë në Shqipëri do të jetë përfundimisht i kryer vetëm atëherë kur kur kufoma e komunizmit shqiptar të jetë varrosur shtatë pashë nën dhé”. Pas vitit 1991, kur doli ky libër, e pamë sesi kjo kufomë u varros shtatë pashë nën dhé, kur doli brenda mureve të ministrisë së Jashtme të një pseudohistoriani-ministër i Jashtëm, kur fotoja e diktatorit tiran, shtatë pashë e lartë e shtatë pashë e gjerë, zbukuronte një institucion të një vendi pasdiktatorial!
***
Tani vijmë te fjala e këtij të pabesueshmi në një forum të gruas socialiste. Nuk la gjë pa thënë: Lavde pa fund për femrën shqiptare (pa folur, natyrisht, për qëndrimin e tij vetjak, në këtë subjekt), sesa të drejta u bënë zgjedhjet e gruas në Sarandë, ku shumë gra dhanë dorëheqjen nga P. Socialiste e Ramës, për manipulimet skandaloze, sesi u keqtrajtua Elisa Spiropali në FRESH, sesi shumë persona lanë mandatin e deputetit, që të zëvendësoheshin nga autokrati në krye të partisë me deputetë më të besueshëm, etj. Por la pa përmendur atë për të cilin do të përbënte një skandal të vërtetë: Për bllokimin e valëve të celularit në sallë, një risí nga ato alla-Rama, që zgjoi zemërimin e mjaft anëtarëve të PS-së, të cilët patën guximin dhe e përfolën publikisht këtë shpikje elektronike të paparë! Ndërmjet të tjerave foli edhe për të ashtuquajturën grevë të disa individëve që s’kishin lidhje me shoqatat e ish-të përndjekurve politikë, siç u shprehën Reshat Kripa, Tanush Kaso e ish-të përndjekur politikë të tjerë.
Tani le të citojmë një pjesë të fjalës së tij, duke i dhënë vetes të drejtën të ndërhyjmë (në kllapë) për gjërat që janë hapur mashtruese:
Nga fjala e Ramës: Është grevë politike, thotë qeveria. Jo, e vërteta e hidhur është se ajo është një grevë urie (e individëve të papranuar nga shoqatat e ish-të përndjekurve) për bukën e gojës (me vila në Korfuz? Me aksione në fabrikën e Vorës. Me veprimtari prostitucionesh, për të cilat janë dënuar?). E nxit Partia Socialiste, thotë Saliu (Ç’interes kishte?) Jo, atë grevë e ka nxitur, organizuar dhe e mban gjallë tallja përbuzëse e Saliut ndaj të burgosurve politikë. Ajo grevë është në fakt epilogu më i trishtuar i një kapitulli njëzetvjeçar talljeje përbuzëse me të burgosurit politikë (Mashtrim. PS-ja nuk është njëvjeçare. Dihet ç’ka bërë PD-ja për këtë shtresë. Për strehim, për të drejta studimi për fëmijët, për punësim. Vetëm një vesh shurdh si ai i Edit nuk i ka dëgjuar. Po PS-ja çka bërë? Asgjë. Asnjë qindarkë! Duke ushtruar diferencimin klasor, ua lau gjynahet Ramizit, Nexhmijes, Aranitit..., madje i shpërbleu majmërisht).
Dhe jo vetëm kaq, ajo grevë është njëkohësisht edhe pasoja tragjike e një politike pa din dhe pa iman, që gënjeshtrat e veta i kthen deri në ligje për të marrë votat. Le të tregohet një ligj kundër ish-të përndjekurve politikë!). E pastaj kur njerëzit kërkojnë të drejtën që u jep ligji - mu ashtu siç po e kërkojnë ata njerëz të shkretë dhe të shkretuar qoftë në pjesën e parë dhe të pafat të jetës së tyre, qoftë në pjesën e dytë dhe po prapë të pafat të jetës së tyre, që i dhanë njëzet vjet rresht votën Saliut,- (paska marrë vota ai, që ti e quan Saliu? Se E.R.-ja thotë që ia ka vjedhur votat!) edhe flakën mund t’ia venë vetes ( me benzinën që ua dërgon Edi Rama) po meazallah se mund të gjejnë veshë në qeveri për t’u dëgjuar.
Kam shkuar t’i vizitoj një natë ndër të parat në çadrën e tyre. (Le të supozojmë se nuk janë individë që përfaqësojnë vetëm veten, siç kanë thënë ish-të përndjekurit politikë publikisht. Le t’i quajmë ashtu siç doni ju. Nuk është hipokrizi që të interesohesh për ata që edhe brenda çadrës nuk e kanë premtimin tënd as 1/1000-n e asaj që ka bërë PD-ja për ta?). Më pyetën po ti çfarë do të bëje po të ishe kryeministër, do t’i dëmshpërbleje sipas ligjit të gjithë të burgosurit politikë? U thashë (...) unë s’ju gënjej dot (....) por ju siguroj se as nuk do t’ju shpërfillja kurrë siç ju shpërfill Saliu (...) por do t’u kthej të burgosurve politikë në radhë të parë të drejtën që të respektohen jo thjesht si njerëz(!).
Këtu janë shkëputur retorikat djallëzore. Le të guxojë ndokush nga përkrahësit e E. Ramës, t’i vërë edhe ato “hi syve” që të kuptohet më mirë se thelbi nuk është cenuar aspak! ... Kjo është një qeveri që për të qëndruar aty ku është, ka vjedhur votat e popullit të vet (Dhe vazhdon propagandën antiqeveritare... Për këtë farë propagande janë të etur ata?). Kjo qeveri për të qëndruar aty ku është ka vrarë. Ka vrarë protestues (mungon fjala: paqësorë!)... Atëherë, si mund të bëjë kjo qeveri dialog me një grusht njerëzish të rraskapitur nga vuajtjet në burgjet e komunizmit dhe në të përpjetën e pafundme të këtyre viteve pas komunizmit? Dialog bëjnë qeveritë që zgjidhen me votën e popullit, jo ata që sundojnë përmes vjedhjes së votës së popullit. (Ç’u duhen të ngujuarve vjedhjet e votave?).
Pastaj i drejtohet kryeministrit “t’i nxjerrë nga ai kalvar dhimbjesh e zjarresh (me shishet e benzinës që ndërfuteshin nga jashtë) ...