E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama heq gardhin me hekura tek kryeministria

Veprimi simbolik i kryeministrit të ri për të treguar heqjen e barrierave

kangjellat e kryeministriseKryeministri i ri Edi Rama duket se ka vendosur ta ndryshojë rrënjësisht godinën e kryeministrisë. Në këtë mënyrë pas ndryshimeve të bëra në ambientet e brendshme të kryeministrisë, Edi Rama ka vendosur të hiqet gardhi rrethues i godinës. Kështu paraditen e djeshme disa punonjës kanë hequr gardhi rrethues me hekura i cili ishte vendosur përreth selisë së kryeministrisë. Kështu pas nëntë vitesh që nga vendosja e tyre, telat e hekurt janë hequr duke e bërë më lehtë të vrojtueshme godinën e kryeministrisë.

Rama

Më tepër sesa një veprim estetik heqja e kangjellave të hekurta nga kryeministria është një simbolikë e kryeministrit të ri për të treguar heqjen e barrierave të cilat pengojnë votuesit për të vendosur lidhjet me të zgjedhurit e tyre. Nga ana tjetër, heqja e këtyre kangjellave i ka kthyer kryeministrisë pamjen që sot kanë të gjitha institucionet e rëndësishme sot në botë pa mjete të tjera mbrojtëse, ndërsa e bën atë më të mundshme për tu parë me sy të lirë nga qytetarët që kalojnë pranë saj.

Kangjellat

Kangjellat u vunë për herë të parë më 21 shkurt 2004 kur opozita në atë kohë e drejtuar nga Berisha organizoi një protestë të madhe me rastin e përvjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Gjatë protestës nën moton Nano ik u qëllua me gurë dhe kryeministri i atëhershëm Nano mori vendimin menjëherë pas protestës për të ndërtuar gardhin rrethues. Pas kësaj, opozita e asaj kohe akuzoi Nanon se po e kthen Kryeministrinë në bunker. Por edhe pas ardhjes së demokratëve në pushtet kangjellat nuk u hoqën. Nuk dihet ende nëse do të ketë ndryshime të tjera në godinën e kryeministrisë ndërkohë që deri tani kryeministri Rama ka vendosur për heqjen e fotografive të Presidentit nga zyrat e institucioneve dhe zëvendësimin e tij me fotografinë e Ismail Qemalit. Ndryshime gjithashtu janë bërë edhe tek salla ku do zhvillohen mbledhjet e qeverisë, ku tavolina ka marrë një formë ovale ndërsa brenda saj është vendosur harta e Evropës së shekullit XVI.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›