E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama heq nga zyra edhe pikturat

08-05-2011 / Gazeta 55

Nata e fundit në shpellën e kartelit të ndërtimit për Edvinin, i cili mbrëmë ka hequr edhe pikturat e fundit me dallditë e tij psikologjike 

Aksioni për zbrazjen e zyrës në bashkinë e Tiranës, ka vazhduar për gjatë gjithë këtyre ditëve nga ana e Edi Ramës.
Natyrshëm, ky aksion, nuk mund të mos vazhdonte as dje.
Në “vëmendje” të Edi Ramës dhe kanë qenë largimi nga zyra e tij mbrëmë natën vonë edhe e pikturave që ai mbante në muret e saj.
Me “ndërhyrjen” e mbrëmshme, Edi Rama, pothuajse i ka dhënë fund, zbrazjes së zyrës nga sendet e tij personale, duke qenë i ndërgjegjshëm, që nga nesër nuk do të kthehet më aty.
E vetmja “relike” që Edi Ramës, mësohet ti ketë mbetur ende pa larguar, është breshka e tij e famshme, që mban në zyrë.
Bashkëpunëtorët e tij, kanë treguar prej kohësh, se atë breshkë, Edi Rama e ka si tip maskoti dhe këto ditë i ka dhënë rolin “fallxhores”.
Por, të njëjtët bashkëpunëtorë tregojnë se, breshka, njëlloj si oktapodi i famshëm “Pol”, ka parashikuar humbjen e Edi Ramës. Problemi mbetet vetëm i Edi Ramës, i cili me gjithë se nuk e vë në dyshim profecinë e breshkës, po mundohet të shtyjë deri në limitet e fundit kohorë, të mbushurit e mendjes së vetë, se edhe breshka ia ka lexuar humbjen.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›