Zgjedhjet, vëzhguesit vendorë publikojnë raportin paraprak

Vëzhguesit vendorë kanë publikuar raportin paraprak për zgjedhjet lokale. Përfaqësuesit e vëzhguesve vendorë kanë deklaruar se në përgjithësi hapja e qëndrave të votimit është zhvilluar normalisht përveç disa probleme me materialet zgjedhore në disa qëndra votimi.
Sipas vëzhguesve 65 përqind e qëndrave të votimit janë hapur në orën 07:00 ndërsa pjesa tjetër e QV-ve janë hapur pas orës së caktuar.
Një tjetër problem sipas vëzhguesve vendor është se në 5 përqind të rasteve persona të pautorizuar kanë qënë të pranishëm në qendrat e votimit ndërsa në qendrën numër 3793 në Korçë është vënë re votim në grup të më shumë se disa personave.
Sipas vëzhguesve vendorë probleme me bojën ka pasur në 1 përqind të rasteve, fletët e votimit 1 përqind ndërsa me zarfat me dokumetancionin 3 përqind.