E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-qytetarëve: Votoni për dinjitetin dhe prestigjin tuaj

Kreu i shtetit Bamir Topi i shoqëruar nga zonja e parë Teuta Topi dhe dy vajzat e tij i janë drejtuar qëndrës së votimit në njësinë bashkiake numër 9 në shkollën "Servete Maci" në Tiranë.
 

Pasi kanë marrë fletët e votimit familja presidenciale, një dhe nga një i është drejtuar dhomës së fshehtë dhe më pas i kanë hedhur fletët e votimit në kutitë përkatëse.
 

Në një prononcim për mediat presidenti Topi ka deklaruar se për të është një emocion i dyfishtë pasi kthehet në shkollën kur ka kryer klasën e parë dhe sepse sot votohet për progresin e demokracisë në Shqipëri.
 

“Është një ditë e bukur dhe dëshiroj ti drejtohem bashkëkombësve të mi që ta shfrytëzojnë këtë ditë. Qytetarët kanë një votë, ta japin atë atje ku mendojnë, duke votuar sot votojnë për dinjitetin dhe prestigjin e tyre” theksoi Topi.
 

Gjithashtu në apel kreu i shtetit i drejtoi edhe komisionerëve dhe forcave të rendit që të bëjnë të mundur një mjedis të qëtë në mënyrë që qytetarët të votojnë të lirë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›