E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama i dështuar, opozita nuk vepron në institucione”

22-12-2010 / Gazeta 55

Deputeti i PD-së Fatos Beja


Edi Rama do të dështojë politikisht nëse vijon të mos mbështetet tek forca e partisë që drejton, por tek idetë ekstreme të aleatëve për të bllokuar zgjedhjet vendore. Aleatë të cilët sipas Fatos Bejës, jo vetëm që nuk janë në parlament, por janë dhe të pazotë për të marrë qoftë dhe një kryetar komune në zgjedhje vendore. Nisur dhe nga eksperienca e tij e mëparshme në krye të komisionit të Ligjeve, Beja deklaron se nuk është mazhoranca ajo që ka penguar ngritjen e komisionit hetimor, por opozita e cila për më shumë se një vit e gjysmë nuk vepron ne institucione dhe në rruge ligjore, duke shpërfillur kështu edhe fuqinë që do t’i jepte grupi i madh parlamentar. Përplasjet më të fundit për hetimin e zgjedhjeve të 2009-ës, bënë që opozita të vazhdojë marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin, duke mos votuar kështu ligjet me shumicë të cilësuar. Kjo është një pengesë edhe në përmbushjen e rekomandimeve që Bashkimi Evropian kërkon për hapjen e negociatave për anëtarësim. Një ditë më parë, në komisionin e Ligjeve socialistët thanë se kërkesa e tyre ishte kushtetuese dhe produkt i negociatave politike dhe se pranimi i saj do të zgjidhte krizën politike. Por demokratët e vlerësuan antikushtetuese objektin e komisionit hetimor, pasi sipas tyre kërkohej hetim mbi dyshime dhe jo mbi fakte. Po ashtu, antiligjore u cilësua dhe mënyra se si Partia Socialiste kërkonte të fitonte shumicën në komision, duke i dhënë kryetarit të drejtën e 3 votave. Demokratët premtuan realizimin e shumicës faktike për opozitën në komision, duke tërhequr në momentet e votimit dy anëtarë të demokrateve, angazhim ky që deri tani nuk ka fituar besimin e socialistëve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›